Vranësira dhe kthjellime/ Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Dita e sotme do të karakterizohet nga moti i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë paradites.

Megjithatë, pritet që vranësirat e lehta të bëhen të dukshme gjatë pasdites dhe në vijim, ku më prezente do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 6°C deri në 26°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 4 ballë.