Basha takohet me fasonët: Qeveria po i shtyn drejt mbylljes, rrezikohen të hiqen nga puna 70 mijë punonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, Gjergj Gjika dhe Florian Zekja për të diskutuar mbi shqetësimet e tyre gjatë krizës së krijuar nga Covid-19.

Takimi bëhet me dije nga vetë Basha përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria po çon këto biznese drejt mbylljes dhe janë duke u rrezikuar të mbeten pa punë 70 mijë punonjës.

Sot bisedova me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, z.Gjergji Gjika dhe z. Florian Zekja mbi shqetësimet e tyre të mëdha për krizën. Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditetit për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. Me “protokollin e kuq” krejtësisht të pazbatueshëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.

Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre. Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesionet, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm. Paratë e taksave të shqiptarëve sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetjen e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon.”, shkruan Basha.

Të fundit

Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për...

Kush fshihet pas BITCOIN?/ Kush është pronari dhe sa rrezikshmëri ka?

Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore...

CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e...

Tregu gjerman në krizë?! Rritet numri i qytetarëve të papunë gjatë muajit janar

Papunësia arriti deri në 6.4% gjatë muajit janar nga 6% që ishte dhjetorin viti të kaluar, duke shënuar një rekord të ri në dekadën...

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra për videon e saj emocionale...

Lajme të tjera

Web TV