Mbi idenë e Ilir Beqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani/Ideja e Ilir Beqes është pa asnjë dyshim e kritikueshme. Për mua logjikisht dhe ligjërisht e papranueshme.

Nëpunësit publikë janë rrogëtarë, si të gjithë rrogëtarët xhanëm, që e bazojnë performancën e tyre tek e ardhura e sigurt nga paga.

Por nëpunësit publikë kanë “të veçantë” mundësinë për abuzim.

Ulja e rrogës automatikisht ul performancën dhe shton abuzimin. Jo se nuk abuzojnë me rrogat që marrin, por ulja e pagave u jep edhe një alibi apo “arsye” më shumë për t’u ndjerë “legjitimë” në abuzim.

Kam pasur gjithmonë idenë dhe me kalimin e kohës edhe bindjen se shteti paguan shumë më tepër punonjës nga sa ka nevojë. Kjo kohë po provon bindjen që kisha se ministritë, fjala vjen, punojnë njësoj edhe me një minimum personeli, siç po punojnë sot.

Sot shteti paguan rreth 170 000 punonjës. Jashtë mase shumë për një shtet të vogël dhe për më tepër ku shërbimet i ka dhënë e po i jep me koncension.

Pra punën ja jep privatit, ndërkohë që paguan punonjës publikë për të njëjtën punë. Ca më shumë akoma kërcet kjo logjikë, kur sheh se nga viti në vit numri i punonjësve të shtetit vetëm rritet…!

Nejse, kjo është një temë tjetër sidoqoftë, por e domosdoshme për t’u trajtuar me seriozitet. Kjo reformë është thellësisht më serioze sesa ulja apriori e rrogave. Por duhet të mbarojë pandemia, ndërruar qeveria që ndoshta të marrë vëmendje kjo temë.

Nga ana tjetër ulja e pensioneve suplementare që Iliri propozon, është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjore. Siguria juridike e shtetit në këtë rast shumëzohet me zero. Ndoshta për shtetin aktual monist kjo nuk është argument, por për mua është e papranueshme.

Lexo edhe :  Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

Mesa kuptova, Iliri nuk propozon uljen e pensioneve të tjera, por vetëm të atyre zyrtarëve të lartë që trajtohen me pension suplementar (sqarim i domosdoshëm ky).

Pra ngado që ta kapësh, në daç nga eficenca, në daç nga ligjshmëria e në daç nga përfitimi publik kjo ide e Ilir Beqes kërcet.

Nga ana tjetër, nuk pajtohem hiç, po hiç fare me kritikën, sipas të cilës “meqë Iliri është përfolur për korrupsion, nuk mund të flasë më”.!!!!

Kjo është e papranueshme!

Jo i përfolur(kush nuk u përfol këtu), por edhe i dënuar të jetë çdo njeri është i lirë të shprehet.

Në një shoqëri normale demokratike njerëzit kritikojnë idenë. Në shoqërinë moniste kritikohet, madje gjykohet e dënohet personi pse shpreh një ide!

Ndaj mos u çudisni pse kemi shtet monist, për sa kohë që kritika bëhet ndaj personit jo ndaj idesë.

Kjo nuk shkon!

Monizmin duhet ta luftojmë nga vetja që të kemi të drejtë ta luftojmë tek shteti.

Të fundit

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

Lajme të tjera

Web TV