Koronavirusi/Kjo mjeke zbuloi faktet që tronditën botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjeke kineze ka rrëfyer se si ajo zbuloi koronavirusin shumë kohë më parë se të shpërthente pandemia.

Mjekja e cila vjen nga Wuhani, prej edhe nga rrodhi koronavirusi ishte ndër personat e parë që raportoi pandeminë që në muajin dhjetor, shkruan Daily Mail.

Mjekja Zhang Jixian, 54 vjeçe, informoi përmes një raporti urgjent autoritetet kineze për koronavirusin.

Ajo kishte konstatuar më 27 dhjetor tre pacientë me koronavirus, një çift të moshuarish dhe djalin e tyre. Të tre ata vuanin nga ‘pneumonia misterioze’.

Gjithashtu, edhe i ndjeri Dr. Li Wenliang, që është cilësuar si njeriu që dha i pari alarmin për koronavirusi. Ai paralajmëroi në mediat sociale se një sëmundje si “SARS-i” mund të prekte botën. Ai u akuzua nga shteti kinez se po përhapte lajme të rreme për shkak të postimeve në median sociale dhe mesazhe dërguar një grupi mjekësh, duke ngritur alarmin për koronavirusin. Ai ndërroi jetë nga koronavirusi më 7 shkurt.Dr. Zhang u tha gazetarëve se punëtorët e CDC erdhën në spitalin e saj për të kryer hulumtime në të njëjtën ditë, duke e quajtur reagimin e tyre “shumë të shpejtë”.

Ajo shtoi se nuk priste që koronavirusi të përhapej kaq shpejt.

Autoritetet kineze kanë pasur dyshimet e tyre mbi koronavirusin përpara se mjekja Zhang tu dërgonte raportin urgjent.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Dr. Zhang kujtoi se si ajo zbuloi sëmundjen e Covid-19 gati një muaj përpara se Wuhani të izolohej i gjithi.

Ajo i tha revistës Outlook Weekly: “[Unë] zbulova transmetimin nga njeriu te njeriu, vetëm se kjo nuk ishte shumë e qartë”.

“Për shembull në familjen e tre anëtarëve, djali nuk jetonte me prindërit e tij. Ai u kthye për t’u kujdesur për ta pasi u sëmurën dhe pastaj i çoi në spital…. Familja kishte pothuajse të njëjtat simptoma, prandaj unë isha e sigurt se kishte një transmetim njeriu te njeriu”.Ajo u shpreh se familja nuk e kishte vizituar tregun famëkeq të Huananit, ku besohet se nisi edhe pandemia.

Lexo edhe :  Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

“Unë isha e sigurt në atë kohë që ishte një lloj pneumonie virale, por nuk e dija se cili ishte virusi i saktë”, shtoi ajo.

Të fundit

Aksident në Tiranë! Përplasen dy automjete, dyshimet e para…

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje...

Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se...

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot është një platformë e-commerce gjithnjë...

Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme. Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit,...

Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti...

Lajme të tjera

Web TV