Rriten rastet e të prekurve me probleme të shëndetit mendor/ Mjekja:Po preket edhe rinia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur vëmendja është fokusuar tek virozat dhe gripi stinor, shqetësues për bluzat e bardha mbeten edhe problemet e shëndetit mendor.

Sipas mjekëve jo vetëm që kemi shtim të rasteve të prekur me këto patologji, por shqetësues është fakti që janë të rinjtë ata të cilët po ekspozohen çdo ditë e më tepër kundrejt këtyre patologjive. Por cilët janë arsyet sipas mjekëve?”

“Si kudo edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të numrit të personave me probleme të shëndetit mendor. Kjo për shkak të situatave që ne kaluam, por kryesisht janë shtuar të rinjtë të cilët kanë filluar të abuzojnë me substancat narkotike. Për shkak të asaj periudhe që kaluam të izolimit, Covidit”.- tha Valentina Asabello, mjeke psikiatre.

Një tjetër grupmoshë që preket më së shumti nga problemet e shëndetit mendor janë pensionistët. Sipas mjekëve kjo kategori përjeton çrregullime mendore, kur nisin jetën pasive larg punës, por edhe në periudha virozash ka shtim të ankthit mes tyre.

“Pas pensionit moshat 60-65 bëjnë çrregullime ankthi pas daljes në pension. Kjo ngaqë mësohen në një jetë aktive në punë çdo ditë, dhe papritur vjen ai momenti ku duhet të mbyllen. Në momentin që ka viroza ne kemi vënë re që shtohen edhe çrregullimet e ankthit sepse e para edhe vetë virozat duke e lënë e plogësht kanë ato pasojat e tyre. Por, edhe vetë frika duke qenëse në viroza, COVIDI i kap ataku i panikut”.- thotë mjekja.

Mjekët bëjnë apel që pacientët me probleme të shëndetit mendor të drejtohen tek specialistët, duke u sugjeruar prindërve që të jenë më të hapur për të pranuar një problematikë të tillë tek fëmijët e tyre.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

“Shumë prindër hezitojnë duke menduar se këto janë probleme që mund të kalojnë vetë. Duke u përpjekur ti shmangen mjekimit pa dashur e agravojnë içik situatën, sepse një i ri që vuan nga problemet e shëndetit mendor ka nevojë për mbështetje”.- shprehet mjekja psikiatre.

Sipas mjekëve personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendorë janë më të tërhequr në vetvete, zgjedhin të qëndrojnë në ambiente të izoluara, nuk u pëlqen të rijnë në bisedë ose nervozohet shpejtë, si dhe bëjnë sjellje të çuditshme./O.S

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV