Thaçi mandaton Avdullah Hotin si kryeministër, pritet votimi në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër të Kosovës.

“Pas letrave që i kam dërguar LDK-së, sot kam marrë një letër nga Isa Mustafa i cili konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotërues për qeverinë e re duke siguruar votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Thaçi.

Avdullah Hoti vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike dhe është propozuar për të qenë kryeministri në qeverinë e re që pritet të votohet në Kuvend. LDK ka arritur një koalicion me AAK, AKR dhe NISMA-n për të formuar qeverinë e re, pasi arriti të rrëzonte nga pushteti, me anë të një mocioni mosbesimi, Lëvizjen Vetëvendosje, ish-partner në koalicion.

Brenda 15 ditësh, Hoti duhet të prezantojë në Kuvend qeverinë e re, e cila duhet të votohet nga deputetët.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV