Wuhan-i i tregon botës rikthimin në normalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përqark globit, njerëzit janë në pritje të shpalljes se koronavirusi është vënë nën kontroll dhe se tashmë secili prej nesh mund ti rikthehet jetës normale.

Por qyteti kinez, qendra e përhapjes së virusit shkatërrimtar Po tregon se realiteti i ri është ende shumë larg. Kur zyrtarët e Wuhan njoftuan më 8 prill lehtësimin e masave shtrënguese, duke rikthyer transportin publik e duke i dhënë fund izolimit që zgjati për 78 ditë, banorët e kuptuan që rikthimi në normalitet nuk do të ishte aspak i lehtë, përkundrazi, pritej që rihapja do të ishte e dhimbshme.

Pavarësisht masave lehtësuese, ende sot, 3 javë më vonë, pjesa më e madhe e dyqaneve vijojnë të jenë të mbyllura, restorantet janë thuajse bosh dhe kur qytetarët dalin nga shtëpia, janë shumë strikt në respektimin e masave të sigurisë, duke mbajtur gjithë kohën doreza maska e duke ruajtur distancën nga njëri tjetri. Por presioni ende ndihet në qytet.

Më 8 prill teksa u shpallën masat e reja që hynë në fuqi, zyrtarët e shëndetit publik thanë se shumë sektorë janë kthyer 100% në punën dhe prodhimin e përditshëm. Më 25 prill, gjatë një mbledhje të qeverisë, zyrtarët theksuan sërish se vendi është gati të festojë për një fitore të dyfishtë, suksesin në luftën kundër koronavirusit dhe suksesin që edhe në këtë periudhë të vështirë, ekonomia shënoi rritje.

Por sipas vëzhgimit të bërë në qytet, shumica e pronarëve pranojnë se fitime në këto ditë janë zero dhe se do ti duhen muaj për të rimarrë veten e për të ringritur ekonominë familjare. Kryeqyteti i provincës Hubei është qyteti me fabrikat më të mëdha në të gjithe Kinën. Pavarësisht retorikës optimiste të qeverisë së Pekinit, Wuhani, qyteti që doli i pari nga shtetrrethimi, po tregon se rimëkëmbja do të kërkojë kohë.

Lexo edhe :  Joe Biden me kancer “agresiv”, reagon Donald Trump: Jam i pikëlluar

Ekonomia e vendit ka shënuar rënie prej 40% të PBB-së për tremujorin e parë të këtij viti. Ndërkohë vendi ende i frikësohet një vale të dytë të koronavirusit me shtimin e rasteve të importuara nga jashtë./Fjala.al/Burimi: CNN

Të fundit

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

Lajme të tjera

Web TV