Meghan Markle humb betejën e parë ndaj Mail On Sunday

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mail of Sunday” ka fituar raundin e parë të betejës ligjore kundër Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, pas publikimit të letrës që ai i shkroi babait të saj. Dukesha ka paditur tabloidin për shkelje të privatësisë dhe publikim të artikullit pa treguar mënyrat sesi e siguroi letrën, që përfshinte pjesë të letrës dërguar Thomas Markle. Publikuesi i dënoi akuzat.

Por këtë të premte tabloidi britanik fitoi seancën e parë. Avokati i Meghan Markle akuzoi median se ka një “axhendë” të qartë për të publikuar histori që mund të shkatërrojnë reputacionin e dukeshës.

Ekspertët thonë se ky është një lajm shumë i mirë për median dhe tablodiet dhe një lajm shumë i keq për Meghan Markle dhe ekipin e saj ligjor. Kjo pritet të jetë një betejë e ashpër dhe shumë e kushtueshme ligjore.

Meghan do të padisë Associated Press, si botues të Mail On Sunday, Daily Mail dhe MailOnline edhe për 5 artikuj të tjerë, dy të publikuar në Mail On Sunday dhe 3 në Mail Online, që datojnë në shkurt të 2019. Bëhet fjalë për copëza letrash, që Meghan i ka shkruar babait të saj në gusht të 2018, pak ditë përpara dasmës me princin Harry.

Të fundit

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Lajme të tjera

Web TV