Pas pandemisë, kinezët duan të vizitojnë patjetër…Wuhanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo mund të jetë një nga të papriturat të asaj që është quajtur si novela koronavirus. Sipas një studimi, vendi i parë që vetë kinezët duan të vizitojnë në përfundim të pandemisë është Wuhani.

Sipas një studimi të realizuar në Kinë për trendin e udhëtimeve, realizuar nga Akademia Kineze për kërkimet shkencore sociale dhe turizëm, mbi 15.163 persona të karantinuar në ndonjë qytet të Kinës thotë se do të donin që në fund të kësaj situate të vizitonin me patjetër Wuhanin. Kjo është shprehur përmes intervistave të realizuar drejtpëerdrejt me secilin prej tyre.

Ndërkohë dëshira për të vizituar Wuhanin, qytetin ku lindi koronavirusi, është shprehur edhe përmes 20 milionë statuseve në rrjetet sociale. Wuhani tejkaloi edhe Pekinin si destinacion kryesor. Qyteti që u mbyll gjerësisht për shkak të virusit, renditej i teti mes kinezëve si vendi që duhej vizituar së paku nga vetë kinezët përpara pandemisë ndërsa sot pozicionohet në vend të parë.

Ndërkohë në rang global, përtej Wuhanit, kinezët shprehin dëshirën që brenda 2020-tës të vizitojnë Rusinë dhe Japoninë. Për çudi, edhe pse Amerika pozicionohej prej vitesh në vend të parë, ka rënë ndjeshëm në klasifikim.

Pandemia duket se ka prekur edhe sjellen e planet e turistëve. Ata thonë se nuk duan të udhëtojnë fill pas rikthimit në normalitet për shkak të frikës për një valë të dytë por duan të vizitojnë ndonjë vend tjetër 3-6 muaj më vonë.

Studimi zbuloi gjithashtu se udhëtarët kinezë pritet të shpenzojnë më shumë para këtë vit, 813 dollarë më shumë, në krahasim me vitin shkuar./Burimi: CNN Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta. Klima e freskët buzë liqenit...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Lajme të tjera

Web TV