Lidhën dhe grabitën familjen/Arrestohen 3 autorët. Dy prej tyre janë…-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranes ka arrestuar 3 autoret e grabitjes së familjes së shtetasit B.Z në Qinam të Tiranës. Në një konferecë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, bëri të ditur detajet nga zbulimi dhe arrestimi i tre autorëve, dy prej të cilëve janë vëllezër.

Njoftimi:  

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen nga Policia tre autorët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Vijon puna nga polumbarët e RENEA-s, në lumin Tapizë, për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Siç jeni në djeni, në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve:

Lexo edhe :  Ndodh sërish/ Urbani shpërthen në flakë pranë ministrisë së Jashtme, detajet e para

– J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);

– N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël;

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanashëm.

Të fundit

Amerikania në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Çdo të hënë, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan sjell rrëfime interesante të të huajve që jetojnë në...

Qyteti antik në Siri mban gjurmët e luftës

Qyteti antik i Palmirës, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në provincën Homs të Sirisë, mban gjurmë të thella të...

Inteligjenca Artificiale/ 10 vendet me më shumë talent

Inteligjenca artificiale ka bërë hapa të mëdhenj vitet e fundit, duke përhapur "tentakulat" e saj në të gjithë e më shumë sektorë të ekonomisë . Në botën...

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për...

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon kreu i Partisë Demokratike. Shumë keq po dalin sondazhet për Partinë Demokratike. Shumë keq...

Lajme të tjera

Web TV