E ndihmoi kundër COVID-19, tani Rusia i kërkon Italisë një ‘nder’ jo të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ishte ndër të paktat shtete që dërgoi ndihma mjekësore dhe infermierë në Itali për ta ndihmuar në përballjen me pandeminë e koronavirusit. Por tani që situata po shkon drejt normalizimit, Moska po kërkon nga Roma që t’i përgjigjet po me një ndihmë të madhe.

Media italiane Linkiesta raporton se Vito Petrocelli, kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Italian, ka marrë një letër nga homologu i tij rus, Leonid Slutsky, i cili i kërkon që Italia të ndikojë brenda Bashkimit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke përmendur ndihmën që shteti italian ka përfituar nga rusët jo vetëm gjatë pandemisë së koronavirusit, Slutsky kërkon nga Roma të bëjë presion mbi vendet e tjera anëtare që të heqin sanksionet e vendosura pas pushtimit të gadishullit të Krimesë.

“Vendet perëndimore që e quajnë veten demokratike, kanë vendosur disa tipe sanksionesh ndaj rreth një të tetës së popullatës së botës dhe nuk kanë në plan t’i zbusin ato as edhe gjatë pandemisë së koronavirusit. Unë i bëj thirrje të gjithë politikanëve të heqin dorë nga politika destruktive e sanksioneve,” shkruhet në letër.

BE dhe disa vende të tjera evropiane, përfshirë Shqipërinë, kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë pasi pushtoi Krimenë nga Ukraina.

Të fundit

Rama ndan videon nga aeroporti i Vlorës: Edhe tre ditë nga ulja e avionit të parë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, më 8 Maj do të realizohet fluturimi testues në aeroportin e Vlorës....

“Të përshpejtojmë tharjen e kënetës”- Rama mesazh për emigrantët ne Greqi

Kreu i PS dhe kryeministri, Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë emigrantët në Greqi, që të marrin zarfet, ti plotësojnë dhe ti...

Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë,...

Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

Po, cigaret elektronike janë toksike. Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte përdorur fshehurazi cigaret elektronike për...

Liderët shtetërorë nderojnë Dëshmorët e Atdheut, përulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Liderët shtetërore, sot më datë 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve kanë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ata janë përulur përpara...

Lajme të tjera

Web TV