Edlira Çepani, një strehëz dhuratë për vogëlushen Kejsi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja kërkoi nga miqtë një dhuratë aspak të zakontë për datëlindje, një kontenier për vogëlushen 6-muajshe dhe familjen e saj të mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga Alessia Selimi

Asgjë nuk ka ndryshuar për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Ndonëse kanë kaluar plot 5 muaj më fatkeqët vijojnë të jetojnë në çadra pa asnjë kusht për t’i bërë ballë një tjetë drame, Covid-19.

Deri para pak ditësh të tillë mund të konsideroheshin edhe pjesëtarët e familjes Sulaj në fshatin Borç, Durrës. Një fshat tepër piktoresk, majë një kodre, pranë Manzës. Megjithatë, pa kurrfarë peshe për anëtarët e kësaj familjeje, kur u mungonte një çati përmbi kokë.

Përpos shirave të një dimri të pamëshirshëm, prindërit e vogëlushes Kejsi po e luftonin armikun e padukshëm me sytë nga qielli, tempullit ku shkrihen lutjet dhe shpresat. Dhe duket se nuk u vonua shumë një përgjigje.

Në një mot të ngrohtë, kur përtej premtimeve të qeverisë rindërtimi i shtëpive të shkërmoqura duket ende larg, Edlira Çepani u angazhua personalisht për rastin e familjes Sulaj.

Tri ditë para se vendi të mbyllej për shkak të pandemisë, aktivistja e të drejtave të njeriut udhëtoi drejt çadrës së tyre, ku u njoh me përmasat e pakrahasueshme të frikës që dikush mund të ndiejë për të ardhmen; kushtet minimale të higjienës dhe izolimi në hapësirë të papërfillshme, janë këto shkaqet e amplifikimit të kësaj ndjesie.

“Kejsi, vogëlushja 6-muajshe, ka buzëqeshjen më të bukur në botë”, shprehet Edlira për gazetën “Fjala” teksa ndalet në iniciativën për të bërë me patjetër diçka për të dhe dy motrat e saj, përkatësisht tre dhe pesë vjeç.

Në ditën e lindjes, më 8 prill, zgjodhi t’i largohej disi vetes, duke u kërkuar miqve një dhuratë aspak të zakontë, një kontenier.

“Ishte tejet e vështirë gjetja e mbështetjes për një kontenier, për shkak të të gjitha rrethanave dhe vështirësive të krijuara nga pandemia. Pas disa javësh që po mendoja një mënyrë, erdhi  datëlindja dhe mendova që t’ua kërkoja miqve si dhuratë”, tregon fillimisht Edlira.

“Për fatin e mirë timin, jam e bekuar nga shumë të tillë, të cilët, nga e gjithë bota, Shqipëria, Amerika, Anglia e deri në Australi, iu përgjigjën thirrjes sime për një dhuratë për Kejsin e vogël”, vijon ajo.

Edlira rrëfen gjithashtu se kur e nisi idenë e mbledhjes së fondeve për ditën e saj të lindjes, mendoi se nuk do t’ia dilte të mbulonte tërësisht shumën për një kontenier që kushton disa miliona lekë.

Por, ajo pohon se miqtë e surprizuan, duke i bërë një nga dhuratat më të bukura të marra ndonjëherë, tërësisht jashtë pritshmërive; jo një kontenier, por dy të tillë.

Lexo edhe :  Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

“Bujaria e miqve të mirë bëri të mundur që për datëlindje unë të kisha dhuratë dy kontenierë dhe përveç familjes së Kejsit në Borç, të bënim të mundur edhe vendosjen e një kontenieri në Mallkuç, në këtë zonë shumë të shkatërruar nga tërmeti dhe shumë larg qendrave të banuara, sërish për dy fëmijë të vegjël”, thotë Edlira.

Ajo shton se këta të fundit, sikurse familja e Kejsit, kanë ende nevojë për ndihmë dhe për mbështetje, pasi veçanërisht në këtë situatë është shumë e vështirë jetesa në zonat pa vëmendje, duke filluar që nga mungesa e ushqimeve.

Edlira është vetë nënë e një vajze 8 vjeçe dhe e një djali 3 vjeç. Kësisoj, dhembshuria e saj për këta fëmijë është më se e kuptueshme.

“Ajo që unë dua shumë në të gjitha familjet që njoh nëpër zonat ku shkoj, është dashamirësia e tyre, bujaria, dhe buzëqeshja që nuk u mungon kurrë, me gjithë problemet dhe kushtet e mjerueshme në të cilat jetojnë.

Secili prej tyre ka histori jete të jashtëzakonshme për të treguar dhe po të mundja do të rrija me orë duke i dëgjuar. Fëmijët e këtyre familjeve janë të mrekullueshëm, të dashur, gjithmonë të sjellshëm, ëndërrojnë një jetë më të mirë me sytë që u shkëlqejnë nga shpresa. Pa dyshim, këta fëmijë meritojnë shumë më tepër se situata në të cilën jetojnë”, shprehet Edlira.

Ditët e saj janë tjetërsuar tashmë. Zhvillohen pak a shumë si për të gjithë në këtë kohë; brenda mureve të shtëpisë, me një zyrë të zhvendosur në njërën dhomë.

“Puna është vështirësuar shumë nga mungesa e kushteve, por si të gjithë, jetojmë me shpresën se do të mbarojë sa më shpejt. Jam munduar ta shfrytëzoj këtë kohë për të qëndruar pranë familjes, me mallin për të gjithë ata familjarë të cilët u bë kohë që nuk i takoj”, thotë Edlira.

Sot ndodhet larg terrenit të atyre fshatrave që deri në fillim të marsit i vizitonte me shpresën për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Megjithatë, Edlira nuk i kursen thirrjet për strukturat përgjegjëse shtetërore, si të vetmet që kanë në dorë jetesën e tyre në kushte normale.

“Të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti presin me shpresë që shtëpitë e tyre të rindërtohen sa më parë nga shteti. Janë qindra të tilla që jetojnë nëpër kontenierë dhe të tjera ende në çadra. Është një situatë shumë e vështirë e cila duhet të adresohet sa më shpejt dhe sa më seriozisht nga strukturat përgjegjëse shtetërore”, përfundon ajo.

Të fundit

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Lajme të tjera

Web TV