Laboratori i drogës/ Dëshmia e gruas: Kam borxhe dhe kultivova hashash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë e bir, Qamile e Anxhelo Kapaj, kanë dalë para gjykatës së Fierit ditën e djeshme për t’u njohur me masën e sigurisë për shkak se ata u arrestuan ngaqë në shtëpinë e tyre kishin mbjellë kanabis. Ata kanë pranuar aktin dhe kanë vendosur t`i tregojnë gjykatës dhe publikut të vërtetën e tyre, e vërtet që ka shërbyer edhe si shkak për të realizuar një miniparcelë të vogël kanibisi në shtëpinë e tyre në Mbrostar. Ngjarja që u transmetua me shumë bujë tri ditë më parë, solli në pranga vetëm gruan me djalin, ndërsa kryefamiljari bashkë me një person tjetër, i cili mendohet të jetë edhe ideatori mbjelljes, kanë mundur të largohen në drejtim të paditur dhe policia i ka shpallur në kërkim. Gruaja ka pranuar para gjykatës aktin dhe ka kërkuar falje, duke i thënë gjykatës së gjithçka kishte ndodhur kishte të bënte me një borxh të madh që u kishin njerëzve të afërt të familjes së bashkëshortit dhe pamundësisë ekonomike për t`i larë. Gjykata në vendimin e saj është treguar e mëshirshme duke e nxjerrë gruan në arrest shtëpie, por duke i mbajtur të birin në qeli.

Masa 

Me kryet ulur dhe me rroba shtëpie, ashtu siç edhe janë prangosur ditën e operacionit policor, nënë e bir kanë dalë para gjykatës. Trupi gjykues i kryesuar nga Alfred Konomi dhe përfaqësues akuze Genc Manen, në përfundim të gjykimit ka dhënë “arrest me burg” për Anxhelo Kapajn dhe arrest shtëpie për nënën e tij, Qamile Kapaj. Qamile Kapajn (nëna) 48-vjeçe është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar falje përpara togave të zeza, teksa ka pranuar krimin. Ajo është rrëfyer se e gjitha ka ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike, pasi kishte një borxh prej 25 milionë lekësh tek të afërmit e tyre. “Arrest me burg” është dhënë për djalin 22-vjeçar, Anxhelo Kapaj për të cilin mbrojtja ka thënë se ai nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek e motra. Sipas avokatit, ai shkonte në shtëpi te prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe në mbrëmje dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Teksa është në arrest shtëpie dhe djali në burg, kryefamiljari, Aleksandër Kapaj dhe bashkëpunëtori i tij, një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B., vijojnë të jenë në kërkim. Laboratori i drogës u zbulua 2 ditë më parë në Mbrostar të Fierit. Burime zyrtare bënë me dije se familja Kapaj kishte përshtatur banesën e saj me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe kishin mbjellë 312 fidanë kanabis.

Të fundit

BE vendos nën kontroll inteligjencën artificiale, ja kur nisin rregullat e reja

Shtetet anëtare të BE-së janë tani të detyruara të emërojnë dhe të informojnë Komisionin Evropian për autoritetet e tyre...

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri që s’jeton me propagandë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se prej 12 vitesh qytetarët shqiptarë dëgjojnë të njëjtat premtime për reforma që do të përmirësojnë jetën e...

Fejohet mbesa e Princeshës Diana, merr propozimin romantik për martesë në Santorini

Me një propozim romantik në sfondin e perëndimit të diellit në Santorini, Eliza Spencer, mbesa e Princeshës Diana dhe vajza e Earl Charles Spencer...

RTL Radio promovon Shqipërinë si ‘xhevahir’, Rama: Një udhëtim që të mbetet në zemër

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër moment krenarie për Shqipërinë, duke publikuar në rrjetet sociale një reportazh të realizuar nga RTL Radio, një...

Zbulohen dosjet e deklasifikuara: Si Hillary Clinton donte të lidhte Trump me Rusinë

Hillary Clinton miratoi një plan gjatë garës presidenciale të vitit 2016, i cili synonte të njolloste kandidatin e atëhershëm Donald Trump duke e lidhur...

Lajme të tjera

Web TV