Gruaja e Di Maria rrëfen makthin në futbollin anglez

“Ti je duke ecur, dhe nuk e di, nuk je e sigurt sepse mund edhe të vrasin në rrugë”. Bashkëshortja e futbollistit argjentinas tregon mbi makthin që vuante familja në Angli.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Koha e Angel Di Maria në Premier League ishte e shkurtër por intensive, e mbushur plot oshilacione dhe jo vetëm në fushë me Manchester United, por edhe me episode jashtë saj. Një optikë ndryshe ka ofruar për tifozët, gruaja e mesfushorit sulmues që e cilësoi një makth, kohën e shpenzuar në Angli.

Duke folur për emisionin e mëngjesit “Los Angeles de la Manana” në një TV spanjoll, Jorgelina Cardoso foli për shumë gjëra negative që kur bashkëshorti i saj kaloi nga Real Madrid në Old Trafford për 60 milionë Paund në vitin 2014.

“Nuk më pëlqente thuajse asgjë. Njerëzit ishin të çuditshëm në Manchester, sipërfaqësorë. Ti je duke ecur në rrugë dhe nuk e di nëse mund edhe të të vrasin”thotë gruaja e Di Marias. Ajo nënvizon se vuajti makthin kur u sulmua shtëpia e saj për t’u grabitur në 2015 , madje familja përkohësisht u transferua në Lowry hotel dhe banesa u nxorr në shitje.

“Ushqimi në Angli është i shpifur ndërsa vajzat përdorin shumë “Makep Up”dhe nuk më pëlqejnë”tha më tej gruaja e futbollistit. Di maria u largua shpejt te PSG pas vetëm një viti në Old Trafford. Ai shënoi vetëm 4 gola në 32 ndeshje me fanelën e Red Devils.

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV