Johnson divorcohet nga bashkëshortja. Pas izolimit, gati për martesën e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson është divorcuar edhe formalisht nga bashkëshortja e tij e dytë dhe ka theksuar se do të martohet me të dashurën e tij menjëherë pas përfundimit të pandemisë Carrie Symonds.

Ish bashkëshortja e tij Marina Wheeler, 55 vjeçe, kërkoi divorcin e menjëhershëm në shkurt të këtij viti, për ti dhënë zyrtarisht fund martesës që zgjati për 27 vjet. Wheeler e paraqiti kërkesën përpara izolimit të vendit, në fillim të muajit mars dhe sot zyrtarisht divorci është përfundimtar. Çifti ka arritur edhe një akord për divorcin, në shumën e 4 milionë paundve.

Johnson, kryeministri i 77-të i Britanisë së Madhe, është i dyti kryetar i qeverisë që divorcohet gjatë ushtrimit të detyrës. Johnson dhe Symonds, të cilët u bënë prindër të djalit të tyre Wilfred javën e shkuar, do të lidhin kurorë menjëherë sapo vetë kryeministri të shpallë fundin e periudhës së izolimit të vendit dhe rikthimin gradualisht në normalitet.

Boris u njoh me bashkëshorten e tij të parë, Allegra kur ishin ende studentë në Oxford. Ata u martuan në vitin 1987, por martesa e tyre u anulua në vitin 1993. Në po të njëjtin vit, ai u martua me Marina Wheeler. Ata kanë së bashku 4 fëmijë, nga 20 në 26 vjeç.

Boris Johnson është baba edhe i një vajze, Stephanie, nga një lidhje jashtëmartësore të vitit 2009, me agjenten e pasurive të paluajtshme Helen Macintyre./Burimi: The Sun

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV