Paketa e dytë/ ‘Tatimet’: Kanë aplikuar 100210 punonjës nga 31850 biznese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar të dhënat në lidhje me përfituesit e paketës së dytë të qeverisë për përballimin e pasojave të pandemisë. Deri dje kanë aplikuar 100210 punonjës nga 31850 biznese.

Nga totali i kërkesave 87360 punonjësve u është aprovuar aplikimi dhe janë paguar 78% e tyre ose 78014 punonjës.

Deri tani është shpërndarë 44% e shumës të parashikuar nga qeveria për 176 mijë përfitues me paketën e dytë. Shuma e lëvruar në llogaritë e individëve, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është rreth 3,1 miliardë lekë.

Tatimet bëjnë të ditur se aplikimet u janë refuzuar rreth 3,5% të totalit të personave aplikues ose 3,572 punonjësve. Numri i bizneseve që u është refuzuar aplikimi rezulton 746 dhe kërkesat e refuzuara janë 781. Tatimet kanë në proces shqyrtimi 9278 kërkesa nga të punësuarit ose 9% të totalit të aplikimeve të tyre.

Në njoftimin e Tatimeve mësohet se numri i përfituesve me Masën 1 është 3304 punonjës, ku përfshihen të “të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14000000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS”. Paketa e dytë financiare ka nisur të shpërndahet prej 21 prillit dhe me Masën 1  është  miratuar aplikimi për rreth 13% e përfituesve të parashikuar nga Ministria e Financave. Për Masën 1,  sipas të dhënave të Financave do të përfitojnë 26 mijë punonjës (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë. Sipas tatimeve, me Masën 2 numri i kërkesave të miratuara është 25769 persona, o 25% nga totali i numrit të punonjësve aplikantë.

Masa 2 përfshin “Të punësuarit e subjekteve të lejuara për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, të cilët përfitojnë ndihmë financiare prej 40000 (dyzet mijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jetë më e vonë së 10 Prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 64% të totalit të punonjësve që parashikohet të përfitojnë ndihmën.

Lexo edhe :  Shtyhet shpërndarja e bonusit të dytë për pensionistët, zbulohet arsyeja!

Numri më i ulët  kërkesave të miratuara deri tani është i atyre me Masën 4, ku përfshihen  “Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, dhe përfitojnë ndihmë financiare prej 40000 (dyzet mijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”.

Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 1% e totalit të individëve që kanë aplikuar ose 1930 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë 10 mijë punonjës në 1214 biznese që operojnë në sektor. Nga sa është parashikuar, numri i aplikimeve të miratuara deri tani është 19%.

Të fundit

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia...

Lajme të tjera

Web TV