Masa të rrepta për provimet, ja çfarë duhet të dinë maturantët dhe studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se maturantët do të kthehen në shkolla për të dhënë provimet e maturës shtetërore duke shtuar se detajet do zbardhen në ditët në vijim.

Sot, Ministria e Shëndetësisë publikoi masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore. Këtu përshihen shkollat që do të hapen pjesërisht, por dhe universitetet.

Për të shmangur përhapjen e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të rrepta higjienike dhe distancimi fizik për rikthimin e maturantëve  dhe studentëve në ambientet arsimore.

Në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se maturantët dhe studentët  duhet të kenë një distancë 1.5-2 metra dhe do të vendosen në rresht.

Gjithashtu, në vendim thuhet se të gjithë maturantët dhe studentët duhet të kenë maskë dhe shami me vete, ndërsa  në çdo shkollë e klasë duhet të ketë dezinfektantë dhe termometër dixhital për matjen e temperaturës të të gjithë studentëve, nxënësve dhe mësuesve dhe pedagogëve. Do të ketë edhe vaskë me klor për dezinfektimin e këpucëve.

Ndalohet  takimi i studentëve dhe maturantëve të klasave të ndryshme, ndërsa  nuk lejohet qëndrimi në korridore.

Korridoret do të pastrohen çdo 2 orë, ndërsa tualetet dezinfektohen çdo 30 minuta

Çdo student apo maturant, i cili ka temperaturë apo simptoma të COVID-19 duhet të lajmërojë mësuesin apo personin përgjegjës si dhe të kontaktohet mjeku i familjes.

Mësohet se nuk ka pushim të gjatë dhe dalje nga shkolla, pasi është e ndaluar të shkosh në shkollë, të dalësh e të kthehesh prapë.  Do të ketë dhe masë disiplinore kush nuk i respekton rregullat.

Lejohet hyrje-dalje vetëm në ambientet e institucionit arsimor dhe kjo do të bëhet duke respektuar distancën 1.5-2 metra  nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mësuesve dhe pedagogëve. Edhe tavolinat e nxënësve dhe studentëve do të jenë me 2 metra largësi. Është e ndaluar rreptësisht ushqimi në klasë apo salla./l.m/Fjala.

Lexo edhe :  Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Masat ndaj COVID-19 që duhe… by Fjala.al on Scribd

Të fundit

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

FOTO/ Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që ndërruan jetë

Ministri i Mbrojtjes i Ghanës, Eduard Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, kanë humbur jetën në një aksident...

Frikë për rikthim të sëmundjes? PAMJA e fundit e KateMiddleton trazon rrjetin

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj që kur u bë e ditur se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte kaluar fazën më të vështirë...

Ironia e Murrizit: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në…

Myslim Murrizi ka ironizuar ata që thonë si zakonisht këto vitet e fundit, se në shtator do plasë “lufta e madhe”, me të cilën...

Lajme të tjera

Web TV