Të enjten Kina tha se laboratori në Wuhan, te i cili janë fokusuar sytë e gjithë botës gjatë kësaj pandemie, është një projekt bashkëpunimi kino-francez me një staf të trajnuar në Francë, ndërsa u shpreh e hapur për një hetim të mundshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit për origjinën e Covid-19.
Duke akuzuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo për gënjeshtra për përfshirjen e laboratorit të virologjisë në Wuhan, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying u përpoq të devijonte kritikat për rolin e saj .
“ Ndoshta Pompeo nuk e njeh laboratorin e Institutit të Virologjisë P4 Wuhan (WIV), i cili është një projekt bashkëpunimi qeveritar midis Kinës dhe Francës, dhe laboratori ndoqi të gjitha standardet ndërkombëtare në ndërtimin dhe menaxhimin e tij. “, tha Hua në një konferencë për mediat dike iu përgjigjur akuzave të Pompeos.
“Grupi i parë i stafit u trajnua në laboratorët francezë,” tha ajo, duke shtuar se pajisjet e saj testohen çdo vit nga palë të treta të njohura ndërkombëtarisht.
Ditët e fundit, Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Pompeo kanë deklaruar se virusi vdekjeprurës ka origjinën nga Instituti i Virologjisë Wuhan në qytetin qendror kinez, Wuhan, ku shpërthimi u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar.
Hua përsëri i kërkoi Pompeos të tregojë “prova të mëdha“ që dëshmojnë se koronavirusi, Covid-19 ka origjinën nga laboratori në Wuhan. ” Ai (Pompeo) kundërshton vetveten. Ai po bën gënjeshtra për të mbuluar gënjeshtra të tjera. Ky është një sekret i hapur,” tha ajo.
Në lidhje me pohimin e Presidentit Trump se sulmi COVID-19 ishte më i keq se ai i sulmit Pearl Harbour në WW-II dhe sulmit terrorist të 1 shtatorit 2001, Hua tha se në këtë rast armiku është koronavirus, dhe jo Kina.
“Nuk mund të krahasohet me Pearl Harbour-in ose sulmin e 11 shtatorit, kur armiku i SHBA-ve është koronavirusi. Sh.B.A duhet të punojë me Kinën si shok në luftë në vend të armikut. Sepse vetëm me bashkëpunim mund të fitojmë këtë luftë kundër virusit, “tha ajo.
“Por për fat të keq, ne shohim që disa nga zyrtarët amerikanë po zhvendosin fajin për të cilin besojmë se është i gabuar”, tha ajo./Burimi: Economic Times/ Përshtati: Fjala.al