Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj ishte në merkaton e kaluar shumë pranë transferimit te skuadra e Romës, por një valë dëmtimesh dhe problemet e përplasjet e disa lojtarëve me presidentin e Napolit, “hodhën në erë” gjithçka. Tani përmes përfaqësuesit të tij, futbollisti shkodran zbuloi “letrat”.
“Vullneti i Elseid Hysaj është që të largohet. Vendimin ia kemi komunikuar presidentit Aurelio De Laurentiis gati 3 javë më parë. Besoj se tani edhe Napoli ka interes që të gjejë një zgjidhje për futbollistin, duke parë se i skadon kontrata. Në këtë sesion merkatoje mund të ketë 1000 kthesa gjatë tratativave. Ne ia kemi thënë vendimin tonë De Laurentiis,” nënvizoi agjenti Mario Giuffredi.
Raportohet vazhdimisht se Hysaj do të bashkohet me Romën, që e ka kërkuar disa muaj më radhë, por Napoli ka qenë ndalesa kryesore për transferimin e tillë. Jugorët nuk pranojnë ta lëshojnë për më pakse 20 milionë Euro, por sezoni i fundit duket se ka ulur vlerën e shkodranit. në favor të dëshirës së tij për largim, është kontrata që skadon në 2021, e nëse Napoli nuk e shet. Elseidi largohet falas në ofertuesin më të mirë.