Vendimi/ Bashkia e Tiranës merr në pronësi Teatrin Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka marrë sot në pronësi truallin dhe godinën e Teatrin Kombëtar.

Sot është botuar në fletoren zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave ku Bashkia e Tiranës është pronare e vetme Teatrit Kombëtar.

Në VKM sqarohet se Bashkisë së Tiranës i  ndalohet  të  ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

Vendimi i plotë

Fletorja ZyrtareViti 2020 –Numri 83Faqe|4681VENDIM Nr.377, datë 8.5.2020 PËR KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË    TIRANË, TË PASURISË NR.1/241, ME EMËRTIMIN “TEATRI KOMBËTAR”, NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  13  e  15,  të  ligjit  nr.8743,  datë  22.2.2001, “Për  pronat  e  paluajtshme  të  shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 7, 8 e   17,   të   ligjit   nr.8744,   datë   22.2.2001, “Për transferimin e  pronave të paluajtshme publike të shtetit  në  njësitë  e  qeverisjes  vendore”, të ndryshuar,    me    propozimin    e    ministrit    të Kulturës, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Kalimin  në  pronësi  të  Bashkisë  Tiranë,  të pasurisë    nr.1/241,    me    emërtimin “Teatri Kombëtar”, në  zonën  kadastrale  8150,  Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”,   Tiranë,   me   qëllim   ndërtimin   e   një godine   bashkëkohore   dhe   me   standarde   të Teatrit  Kombëtar,  në  konsultim  me  të  gjitha grupet  e  interesit,  sipas  hartës  kadastrale  që  i bashkëlidhet   këtij   vendimi   dhe   është   pjesë përbërëse e tij.

2.Bashkisë  Tiranë  i  ndalohet  të  ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

3.Pasuria  e  përcaktuar  në  pikën  1,  të  këtij vendimi,    i    shtohet    listës    përfundimtare    të pjesshme   të   pronave   të   paluajtshme   publike shtetërore,  miratuar  me  vendimin  nr.219,  datë 21.3.2017,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për miratimin   e   listës   përfundimtare   të   pjesshme (pjesa  e  parë  +  pjesa  e  dytë)  të  pronave  të paluajtshme  publike  shtetërore,  që  transferohen në    pronësi    ose    në    përdorim    të    njësisë administrative  Tiranë,  Bashkia  Tiranë,  të  Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

Lexo edhe :  Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

4.Ngarkohen  Ministria  e  Kulturës,  Bashkia Tiranë  dhe  Agjencia  Shtetërore  e  Kadastrës  për zbatimin e këtij vendimi.  Ky   vendim   hyn   në   fuqi   pas   botimit   në Fletoren Zyrtare./l.m/Fjala

Bashkia e Tiranës merr në p… by Fjala.al on Scribd

Të fundit

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Lajme të tjera

Web TV