Dalin në shitje letrat e Boris Johnson për Covid-19, shitet për 1 mijë paund njëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Letrat që Boris Johnson ka shkruar, për t’iu adresuar kombit në lidhje me pandeminë koronavirus, do të dalin në ankand, me çmim fillestar 1 mijë paund secila.

Letra e parë, e shumë të tjera që do të pasonin, është shkruar në fund të muajit mars, si paralajmërimi i parë ndaj qytetarëve, për të luftuar virusin Covid-19.

Tashmë, thuajse 100 letra të tilla janë nxjerrë në shitje në e-Bay, duke nisur nga çmimi fillestar 1 mijë paund.

Gjithsesi, askush nuk ka preferuar në këto ditë të vështira të shpenzojë aq shumë për një letër të tillë.

Njëra është blerë për 89.99 paund dhe një tjetër për 51 paund, ka patur edhe nga ata që kanë kërkuar ti blejnë për vetëm 5 paund.

Në kohën kur letrat janë shkruar, vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë në vetë izolim pasi ishte infektuar me Covid.

Në letra listohen të gjitha masat dhe ligjet që qeveria britanike ka miratuar, për tu përballur me koronavirusin dhe krizën që do të pasojë, pas frenimit të valës së përhapjes.

Në rrjetet sociale janë ngritur dyshimet se përse këto letra duhet të dalin në shitje dhe mbi të gjitha përse bëhet një lëvizje e tillë? Mos vallë qeveria ka nevojë për ato para?

Gjithsesi shitja e tyre ka nisur këtë të shtunë. Mbetet për të parë në qoftë se do të shiten të gjitha apo./Burimi: The Sun

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV