Diplomat gati më 1 korrik për maturantët që duan të studiojnë jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë maturantët që duan të studiojnë jashtë Shqipërie më 1 korrik do të kenë në dorë diplomën e tyre.

Kështu u shpreh ditën e djeshme drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, e cila sqaroi se printimi i diplomave do të bëhet me dy faza: fillimisht do të procedohet me maturantët që duan të studiojnë jashtë dhe më pas me printimin e diplomave për maturantët e tjerë.

“Bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar. Më datë 1 korrik, maturantët që do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore”, tha Vrapi.

Më tej drejtoresha e QSHA-së ka dhënë disa detaje për provimet e Maturës Shtetërore 2020. Ajo u shpreh se korrigjimi i testit të Maturës Shtetërore do të bëhet në mënyrë digjitale, pasi i gjithë testi do të jetë i organizuar në pyetje me alternativa. Kjo për të shmangur kontaktin fizik me letrën si një masë parandaluese kundër Covid-19.

“Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerëve. Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale e, sigurisht, edhe nxjerrja e rezultateve do të bëhet në kohën e duhur. Sërish, bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar”, u shpreh Vrapi.

Kujtojmë se testet do të bazohen në tri nivele vështirësie. Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin, i cili është 40% e totalit të pikëve të testit; niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë, i cili është sërish 40% e totalit të pikëve të testit dhe niveli i tretë, që është edhe niveli më i lartë i testit, (20%).

Lexo edhe :  A do të mundësohet vota e emigrantëve në 2025? Ja si përgjigjet Celibashi

Më herët drejtoresha e QSHA-së ka dhënë disa informacione në lidhje me rregullat dhe procedurat të cilave do të duhet t’u nënshtrohen maturantët.

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mosmarrjen e celularëve dhe moskomunikimin gjatë provimit në mjedis. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije se çdo maturant, ditën e provimit nuk duhet të ketë celular me vete, si dhe nuk duhet të komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë ta japë këtë provim”, u shpreh Vrapi.

Të fundit

Nuk uroi Luizin dhe Kiarën për lindjen e vajzës, Zhaklina zbulon arsyen

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tre ditë më parë (30 prill) janë bërë prindër për herë të parë. Çifti...

Mamaja e Erjolës: Finalja është e garantuar, ne duam fitoren

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është vetëm pak javë larg. Ndërkohë, lufta sa vjen...

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ja çfarë shënon ‘3 Maj’ për profesionistët e medias

Më 3 maj, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit sjell në qendër të vëmendjes sfidat e frikshme me të cilat përballen gazetarët në mbarë...

3 Maj 1979/ Margaret Thatcher, kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe

Në deklaratën e parë para godinës së kryeministrisë, Margaret Thatcher, përmendi shprehjen e famshme të Shën Françeskut të Asizit: “Ku ka mosmarrëveshje, le të...

Hapësira/ A mund të jetë vjollcë- jeta jashtëtokësore?

Bakteret e purpurta janë të afta të jetojnë në kushte ekstreme mjedisore në Tokë, dhe për shkak të kësaj ato mund të jenë jeta...

Lajme të tjera

Web TV