VE Day/ Vladimir Putin përkujton i vetëm 75 vjetorin e fitores ndaj nazizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I vetëm përballë një parade ushtarësh, Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin dhe vendosi lule në memorialin në nder të heronjve që mposhtën nazizmin 75 vite më parë. Rusia kishte planifikuar ceremoni të mëdha për këtë ditë të rëndësishme, por pandemia e koronavirusit ka ndryshuar planet.

Presidenti rus respektoi të rënët e Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që nuk shoqërohej nga asnjë personalitet tjetër me qëllim për të ruajtur sigurinë ndaj COVID-19.

Edhe në shtete të tjera të Evropës u zhvilluan ‘festime të heshtura’ për 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Kryeministri britanik, Boris Johnson mbajti 2 minuta heshtje, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri nderimet në Harkun e Triumfit në Paris. kancelarja gjermane, Angela Merkel nderimet i bëri në memorialin Ora e Re (Neue Wache).

Më 8 maj 1945, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj pranuan zyrtarisht dorëzimin pa kushte të Gjermanisë naziste pas 6 vitesh luftë shkatërruese, e cila mendohet se shkaktoi deri në 60 milionë viktima.

Kryeministri britanik Winston Churchill do të njoftonte në orën 15.00 në radio se lufta në Evropë kishte përfunduar.

Ndërkohë që luftimet u përqëndruan më pas në Azi, për t’u përmbyllur më 2 shtator 1945 kur Japonia pranoi kapitullimin.

Të fundit

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve. Bushati tha se...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

Lajme të tjera

Web TV