Del lista e kandidatëve për dekanë dhe në senat, Artan Hoxha i vetmi kandidat për Rektor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, është i vetmi kandidat për Rektor në Universitetin e Tiranës.

Komisioni Institucional i Zgjedhësve ka shpallur edhe Listën për kandidatë për “Rektor” dhe “Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve.

Gjithashtu është publikuar edhe lista me kandidatët për drejtues të Departamenteve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Sabri Laçi vijon të jetë i vetmi kandidat për dekan në fakultetin e Histori-Filologjisë. Për departamentin e Gazetarisë kandidon Mark Marku dhe Valentina Duka në atë të Historisë.

Në departamentin e Gjuhës Shezai Rrokaj, ndërsa në atë të Letërsisë, në garë janë Lili Sula dhe Persida Asllani. Nga ana tjetër, Dhori Kule ka hedhur kandidaturën një tjetër mandat në krye të fakultetit të Ekonomisë, ndërsa Romeo Hanxhari kërkon drejtimin e Gjeografisë.

Për 48 orë do të verifikohen edhe aplikimet e studentëve kandidatë për anëtarë të Senatit Akademik, përfaqësues i studentëve, kjo, pasi aplikimi online në orët e fundit e pati të papërballueshme volumin e dokumenteve të tyre me mbi 1500 mbështetës gjithsej( 100 për çdo kandidat) nga sekretaritë mësimore”, u shpreh kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhësve, Majlinda Keta.

Pas administrimit të emrave do të jetë Komisioni Zgjedhor që do të paraqesë strategjinë për fushatën e kandidatëve, ndërsa Ministrja e Arsimit do të shpallë dhe datën e votimeve. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka shtyrë datën e zgjedhjeve në universitete në një afat të pacaktuar ndërsa procesi përgatitor do të vijojë për të mundësuar nisjen e fushatës pas shpalljes së datës së re.

Të fundit

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

Lajme të tjera

Web TV