Rama publikon videon: E diela e bukur e…

Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit disa pamje të bukura, ku prindërit shijojnë temperaturat e larta së bashku me fëmijët e tyre të vegjël nga Parku i Liqenit Artificial.

Sikundër javën e kaluar, pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç, kanë patur mundësinë që të shijojnë daljen në natyrë.

Liridalja për moshën e tretë zgjat deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.

Bizneset sot janë të mbyllura, ndërsa nga nesër do të fillojnë lehtësimet edhe për disa biznese të tjera./l.m/Fjala