Kriminelët shfrytëzojnë pandeminë dhe shkatërrojnë mijëra hektarë pyje në Amazonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpyllëzimi i Amazonës është rritur në muajt e fundit ndërsa Amerika e Jugut lufton me pandeminë e vazhdueshme të Covid-19.

Muajin e kaluar, një zonë pothuajse katër herë më e madhe se Parisi u shkatërrua pasi u prenë 405 km katror pemë.

Sipas agjencisë së hulumtimit të hapësirës së Brazilit kjo është një rritje prej 64 % nga prilli i vitit 2019.

Nga janari deri në prill, gjatë së cilës koronavirusi përfshiu gjithë botën, janë prerë gjithsej 1,202 kilometra katrorë pyll – një zonë 20 herë më e madhe se Manhattan – u zhduk.

Niveli i shpyllëzimit deri më tani ka shkuar në 55 % krahasuar me katër muajt e parë të 2019-ës.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka marrë vazhdimisht kritika nga ambientalistët për zbatimin e politikave që inkurajojnë aktivitetin e paligjshëm në dëm të natyrës.
Vitin e kaluar, në vitin e parë në detyrë të Bolsonaro, shpyllëzimi u rrit me 85 %, më i larti gjatë 11-viteve të fundit, sipas të dhënave nga Instituti Brazilian i Kërkimit Hapësinor (INPE).

Zemërimi ndërkombëtar e detyroi presidentin brazilian, të vendosë ushtrinë për të kufizuar dëmet e shkaktuara nga zjarret, prerjet e paligjshme, minierat dhe bujqësia në tokat e mbrojtura./Burimi: Daily Mail

Të fundit

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh?

Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa...

Rama jep lajmin e bukur: Në Paris, shesh me emrin dhe bustin e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se statujës së Skënderbeut ë ndodhet në shesh po i merren përmasat pasi monumenti i tij...

Lajme të tjera

Web TV