Zbulohet fabrika e lëndëve narkotike sa një fushë futbolli, arrestohen 3 shqiptarët (emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kultivues shqiptar janë arrestuar pasi policia gjeti një fermë në madhësinë e një fushe futbolli me lëndë narkotik, vlera e së cilës arrin deri në 820 mijë paund. Ferma e kanabisit u pikas rastësisht nga një oficer policie i cili ndjeu erën e lëndës narkotike gjatë patrullimit.

Martin Jobling ishte duke patrulluar gjatë Shën Valentinit në Gateshead, kur ai vuri re një erë të fortë kanabisi që vinte nga ‘Team Valley Trading Estate’.

Ai kontaktoi me eprorin e tij, Warren Sturrock dhe së bashku ata hynë në ambient, ku dhe gjetën tre shqiptarët, Fatbardh Selimi, 42 vjeç, Fatlum Alija, 27 vjeç dhe Agim Isufi, 19 vjeç.

Besohet se kultivuesit e kanabisit kishin jetuar në magazinën ku ishte vendosur ferma.

Policia e Northumbria çmontoi fermën e kanabisit që përmbante gati 2,000 bimë plotësisht të pjekura me vlerë 820,000 £.

 

Kryeinspektori Jamie Pitt, tha: ‘Konfiskimi i kësaj ferme kanabisi ka shkaktuar përçarje të konsiderueshme dhe humbje financiare për atë që ishte qartë puna e një grupi të krimit të organizuar dhe kjo është për shkak të punës së palodhur dhe profesionalizmit të ekipit policor të lagjes.”

Selimi, Alija dhe Isufi u paraqitën në “Newcastle Crown Court” të mërkurën dhe u burgosën pasi pranuan akuzën për prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B./Burmi: Daily Mail

Të fundit

Kukës / Dhunohet një polic i qarkullimit, përfundon në spital me plagë të shumta

Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës...

A do largohet Berisha nëse humbet zgjedhjet, ashtu si e parashikon statuti i PD?

Kreshnik Spahiu Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorja amerikane e dekretuar nga Donald Trump në Tiranë, paralajmëroi demokratët 3 vjet...

“E kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo?” Rama ironizon Alizotin

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizotin. Edi Rama: Paradite shkova...

U rrëzua me parashutë në Himarë/ Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku Xhonatan Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar...

Kanadaja shteti i 51 i SHBA? Kryeministri kanadez i përgjigjet Trump: Nuk jemi në shitje!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, shkëmbyen komente pozitive për njëri-tjetrin gjatë takimit të parë midis dy udhëheqësve që kur...

Lajme të tjera

Web TV