“Ju njohim dhe nuk na rruhet k**i”/Dy të rinj rrahin agjentët e krimeve në Kashar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë  xhiron gomat dhe frenon fort përpara këmbëve të dy agjentëve të policisë . Prej saj dalin dy të rinjë 21 dhe 22 vjeç.

Ata i njihnin që ishin policë. Megjithëse  asnjë prej tyre nuk i’u kërkoi të ndalonin dy shokët e kishin ndarë mendjen për sherr. Ky është fillimi një ngjarje që ndodhi pranë Bulevardit të Kasharit në Tiranë. Atë ditë kishte pak njerëz.

Shefi i seksionit me inicialet  Sh.M dhe oficeri i policisë gjyqësore Y. K, që të dy pjesë e policisë pranë komisariatit numër gjashtë, ishin në detyrë. Njëri nga oficerët tregon se “Në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kaluar pranë tyre një automjet lukzos duke lëvizur me mbishpejtësi. Mjeti ndaloi në mes të rrugës, rreth 50 metra më tej.

Ishte tip Range Rover. Ata u kthyen indietro dhe ne  pamë që prej aty zbritën dy djem të rinj. Nuk njihnim asnjërin. E pamë që vinin drejt nesh, dhe sapo mbërritën ne u prezantuam edhe emrin e  mbiemrin dhe pozicionin e detyrës”.

Por ndonëse dy punonjësit nuk i kishin bërë asnjë shenjë mjetit luksoz që të ndalonte, të rinjtë pasi kanë dhënë gjithashtu emër e mbiemër kanë vijuar “ ju njohim dhe nuk na rruhet k..”.

Nuk e kuptojmë pse ndaluat kanë vijuar të pyesin dy oficerët e policisë kur ne nuk ju bëmë shenjë kontrolli, por njëri prej tyre i dyshuari me inicialet B. H, i moshës 21 vjeç ka ngritur tonet e zërit dhe më pas ka shtuar sërisht  “ nuk më rruhet k…, ua kam inatin juve se kam qenë edhe njëherë i shoqëruar në komisatiat”.

“21 vjeçari dhe shoku i tij M.Gj nuk e kanë ndalur për asnjë moment të sharat dhe ofendimet dhe në këto kushte, oficerët kanë kërkuar ndihmë dhe përforcime në radio”-thuhet  në librin e shërbimit.

Lexo edhe :  Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Por nga dëshmia e oficerit që më pas dha deklaratë para kolegëve për sulmin e  pashpjegueshëm evidentohet se pas çastit që ai ka njoftuar në radio “shtetasi B.H u afrua, e shtyu me duar  dhe më pas e goditi me grusht dhe shkelma”.

Njëlloj ka vepruar edhe bashkëpunëtori tjetër që ka filluar të gjuajnë oficerin  e dytë. Secili nga oficerët pasi kanë kaluar pak sekonda nën breshërinë e grushteve kanë reaguar në të njëjtën mënyrë derisa i kanë vendosur nën kontroll.

Oficeri i patrullës së policisë që ishte dërguar menjëherë për të dhënë ndihmë tregon se  “kolegët i kishin vendosur nën kontroll të dyshuarit por ata vazhdonin t’i shanin”.

Të dy agjentët janë dërguar më pas për ekspertizë ku dhe përshkruhen shenjat e grushteve në fytyrë.

Ata dëshmuan se “me asnjërin nga të dyshuarit nuk kishin konflikte personale dhe as mosmarrëveshje të mëparshme”.

Dy të rinjtë u arrestuan për kanosje për shkak të detyrës si edhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se përse ata befas ndaluan dhe sfiduan dy agjentët e krimeve.

Secili prej tyre ka thënë vetëm kaq “do flas në një faze tjetër të hetimit”, ndërkohë njëri nga avokatët që do t’i përfaqësojë i tregoi  gazetës “Si “ se “ ky është një rast kur i thuhet burgut hapu, pasi asnjëri nga të dyshuarit nuk kishte konflikte, por i njihnin si agjentë të zonës dhe me sa u kuptua ata e kanë inatin me policinë dhe jo me policët në veçanti”./Gazeta Si/

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV