Rrjeti masakron Bryan Adams. Akuzon Kinën për Covid: Falë këtyre kinezëve të m…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bryan Adams është etiketuar si “racisti” në rrjetet sociale pas disa postimeve të forta në akuza, ndaj Kinës dhe qytetarëve të saj, që sipas tij janë fajtorë për përhapjen e koronavirusit në mbarë botën.

Rokeri 60 vjeçar është ndeshur me lum akuzash në Instagram dhe Facebook pasi shkroi me nota urrejtje ndaj kinezëve.

Në një status ai thotë: “Falë disa m..kinezëve që hanë minj, që shesin në tregun e gjësë së gjallë, e gjithë bota tani ka frenuar, për të mos përmendur mijëra vetë që vuajnë nga virusi apo ata që kanë humbur jetën”.

Adams thotë se të vetmit përgjegjës për këtë situatë janë Kina dhe kinezët, duke nisur nga Wuhani, atje ku qytetarët hanë mishin e kafshëve të gjalla, shkruan “Daily Mail”

Në fund, këngëtari i kërkon fansave të tij të kujdesen për veten dhe të bëhen vegjetarianë, pasi nuk dihet se çfarë mishi mund të konsumojnë. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shfrenohet në akuza e fyerje ndaj 60 vjeçarit, duke nisur nga racist e deri tek idiot e injorant.

Të fundit

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se...

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një...

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes personave të përfshirë. E ndërsa nuk...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

Lajme të tjera

Web TV