“Rama i ka kthyer deputetët në pëllumba”, Hajdari: Nuk dal nga ajo tavolinë pa marrë asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, është shprehur se Sistemi Zgjedhor është një çështje shumë e rëndësishme, pasi ndryshimi i këtij sistemi sipas saj, “do na sjellë një Parlament më dinjitoz dhe “do kemi një demokraci më funksionale dhe njerëzit do të ndihen më të përfaqësuar.”

Pasi rrëfeu gjatë bisedës se qëllimi i saj kryesor ishte që të merrte një deklaratë gojarisht (nga ana e Damian Gjiknurit) që çështja e Reformës do të vazhdojë, Hajdari tha në studion e Abc News se anëtarët e Këshillit Politik kanë secili një interes të veçantë që ulen në atë tryezë. Dhe, sipas saj, “puna kryesore e këtij Këshilli është që të gjendet një konsensus mes palëve mbi kërkesat e tyre. ”

Rudina Hajdari u shpreh: “Unë jam në atë tryeze dhe përfaqësoj atë vullnet të popullit që do që ky sistem të ndryshojë. Çfarë do marr unë nga kjo gjë? Nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë diçka. Në momentin që mua më thuhet që Rudinë nuk ke për të marrë asgjë nga ky propozim që ke bërë, unë nuk e shoh praninë timë në atë këshill të dobishme.”

Ndërsa, duke folur për figurat e tjera politike në vend, deputetja u shpreh se në vend kemi një politikë malinje ku çdokush është i interesuar vetëm për pushtetin.

“E kam të vështirë të përballem me ta, por nënvlerësimi që më behët… më jep më hapsirë që të manovroj. Dhe kjo gjë është parë mirë.,”Hajdari shton më tej.

Duke përndur aktorët politikë në vend, gjithashtu Hajdari iu referua kryeministrit si një njeriu autoritar që nuk lëshon pe.

Lexo edhe :  “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Jemi në fund të rajonit, arsimi prioriteti ynë

Rudina Hajdari: “Kemi një kryeministër që nuk lëshon pe, nuk do t’ia dijë fare. Është arrogant në maksimum. Do që të ketë këtë lloj sistemi pasi do të ketë pranë tij disa njerëz që ai i konsideron si pëllumba, që i man aty dhe që i rrinë urtë. Pëllumba i ka të gjithë. Vetëm pëllumba që s’janë ata, po i ka zbutur aq shumë Edi Rama sa pëllumba janë bërë. “

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV