Nisma për një parti të re, Myslim Murrizi tregon detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka treguar për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, idenë për krijimin e një partie të re nga ana e tij, si dhe synimin e krijimit të saj.

-Zoti Murrizi keni aq shumë që thoni se do themeloni një parti të re.

-Kam lançuar se do të bëj një lëvizje të re, se me parti është ngopur shumë ky vend.

-Se me lëvizje nuk është ngopur…

– Ka patur spekter politik para 30 vitesh, lëvizje komuniste të të gjitha llojeve .

-Ju nuk jeni komunist?

-Nuk kam qenë komunist dhe as spiun i sigurimit të shtetit. Mendoj të bëj një lëvizje me grupin parlamentar që ka aty.

-Cilët janë personalitet aty që do jenë pjesë?

-Deputetët që vijnë nga Partia Demokratike.

-Kush? E keni fjalën për zonjën Hajdari psh?

-Të gjithë deputetët që do kenë qejf, ne nuk marrim me zor .

-A keni bërë bisedime them unë… Zonja Hajdari për shembull a do t’i bashkangjitet partisë suaj?

-Me të parë me të bërë.  Do të shikojmë pas 30 qershorit kur të mbyllet kodi zgjedhor. Emrat do përcaktohen qartë pas 30 qershorit.

-Kur do ta shpallësh?

-Pasi të kalojë kodi zgjedhor në Kuvend.

-Po gjasat janë që të ndryshohet sistemi, çfarë do bëni ju?

-E mira është që të lëvizim fort duke iu bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë për jo sistemin, se sistemin e thoni ju po unë nuk kam hall sistemin . Prej tre palë zgjedhjesh shqiptarët nuk kanë përfaqësues të zgjedhur  por votojnë partitë. Partia nuk është përfaqësuese.  Kjo lëvizje do të sjellë një risi sepse s’do të ketë anëtarë të Partisë së Punës në rradhët e saj. Asnjë kandidat nuk do kandidojë nëse nuk shkon tek Autoriteti i Dosjeve për të marrë çertifikatë të pastëritisë.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

-Çfarë synon më partinë?

– Të çojmë pushtetin te vota e qytetarëve.

https://youtu.be/8KKjXG0cRpY

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV