Basha në Sukth: Banorët e braktisur, pandemia ekonomike ka prekur shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Basha ka zbritur sërish sot në terren, ndërsa ka takuar nga afër banorët e Sukthit, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në këtë kohë pandemie që po kalon vendi ynë.

Kreu i demokratëve thekson më tej se banorët e kësaj zone, po vuajnë ende pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa sot përballen edhe me varfërinë. Sipas tij, Rama i ka braktisur shqiptarët, ndërsa mënyra si ai menaxhon situatën ka goditur rëndë ekonominë.

“Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.

Ramavirusi ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në prag shembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot”, shprehet Basha.

Sipas tij, alarmi i qytetarëve që takoi në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët.

“Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes”, përfundon Basha.

Të fundit

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Lajme të tjera

Web TV