Karantina e Covid-19/ Flet psikologia: Fëmijët, më të cenueshëm ndaj stresit dhe ankthit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët dhe adoleshentët janë më të cenueshëm nga izolimi në shtëpi, për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe ky është një problem me të cilin po përballen të gjitha vendet që zbatuan masa të rrepta karantine gjatë muajit mars dhe prill.

Psikologe Këshillimi, Valentina Telhaj, në një intervistë për gazetën “Fjala” flet për problemet psikologjike që ka shkaktuar te fëmijët karantina dhe çfarë roli kanë prindërit në menaxhimin e stresit dhe ankthit.

Intervistoi: Alessia Selimi

Papunësia masive, humbje jete që trajtohen në kronikat e ditës, ekonomi në rënie të lirë, të gjitha këto janë hallkat që ndryshojnë harqet e jetës njerëzore. Prindërve u duhet gjithmonë t’u paraqesin një pamje normaliteti fëmijëve të tyre. Sa e vështirë është kjo dhe si mund të arrihet konkretisht?

Prindërit janë figura e parë dhe kryesore e fëmijës dhe, si të tillë, ata kanë mundësinë dhe pushtetin që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të rriten sa më shëndetshëm, të edukohen dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme.

Prandaj, përfshirja e tyre në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, përfshirë këtu edhe diskutimet për ngjarjet aktuale, është shumë e rëndësishme, sepse ata mund ta mësojnë nga të tjerë dhe mund ta marrin në një formë shumë më keqinformuese informacionin, andaj do të ishte mirë që të jenë prindërit ata që u thonë të vërteta të vogla, aq sa u përket moshës së tyre kalendarike, s’ka nevojë për detaje.

Në këtë mënyrë fëmijët kanë sigurinë e prindërve që ata u thonë të vërtetën, ata janë aty gjithmonë dhe se çdo gjë do ta kalojnë së bashku…. Vetëm komunikimi i sinqertë, bashkëpunues, ndërveprues  i ndihmon ata (fëmijët) në jetë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre emocionale, gjuhësore, sociale, fizike, mendore, krijuese dhe intelektuale.

Si mendoni, a do të ketë ndikime kjo periudhë e pandemisë Covid-19 në mirëqenien, mbi të gjitha psikologjike të fëmijëve?

Fëmijët mund të jenë më të cenueshëm ndaj stresit dhe ankthit psikosocial. Në të njëjtën kohë, masat kontrolluese për mospërhapjen kanë shkaktuar një gjendje parehatie tek të gjithë njerëzit, por, sidomos, te fëmijët. Duhet të marrim parasysh nevojat specifike të tyre, si ndërveprimi social veçanërisht në vitet e para të jetës. Ky ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse është e vetmja periudhë kur aftësia linguistike, sociale, emocionale, njohëse ka më shumë nevojë për marrëdhënie/ kontakte/ ndërveprimin social me të tjerët.

Prindërit po hasin vështirësi në kujdesin për fëmijët e tyre dhe në përmbushjen e këtyre nevojave në këto kushte pandemie. Por, nëse vërejnë simptoma që kanë prishur mirëfunksionimin e raporteve dhe të sjelljes së fëmijëve, duhet të  kontaktojnë një specialist të shëndetit mendor, të konsultohen për çdo problematikë psiko-emocionale, pa e lënë situatën të rëndohet.

 

Jeni hasur personalisht me një rast konkret, me një fëmijë që ndoshta mund të jetë mbyllur në vetvete, por edhe mund të ketë dhënë shenja të ngjashme në këtë periudhë?

Po, por nëpërmjet kontakteve nga prindërit e tyre, sepse në këto kohë kemi punuar nga shtëpia. Prindërimi mbetet një ndër sfidat e hapura të njeriut. Një art i mrekullueshëm, por edhe i vështirë që zgjat gjatë gjithë jetës, madje dhe kur fëmijët tuaj do të bëhen vetë prindër.

Lexo edhe :  “Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE”/ Hapet rruga për grupkapitujt 5

Janë pikërisht prindërit që i shohin me kujdes këto detaje ndryshimesh te fëmijët dhe kontaktojnë për të marrë konsulta psikoterapeutike se si ta kalojnë sa më lehtë gjendjen e tyre. Nuk ekzistojnë rregulla për të qenë prind i mirë apo më pak i mirë, por prind i mirë është ai që kujdeset për çdo emocion, ndjesi, ndryshim e veprim të fëmijës së tij.

Sigurisht që çdo prind zgjedh të ndjekë një rrugë të tijën në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Një rrugë që me kalimin e viteve bëhet edhe më e bukur, kur e përshkojnë bashkë.

Nëse po (edhe nëse keni dëgjuar për një rast të tillë) cili është konkretisht roli i psikologut?

Identifikojmë nëpërmjet narrativave të prindërve sjelljet në tërësi të fëmijës. Nëpërmjet vëzhgimeve të tyre bëjmë dhe ndërhyrje sistematike në mjedisin ku rri fëmija. Identifikojmë nevojat imediate të fëmijëve apo sjelljet e tyre të veçanta që mund të kenë prishur funksionin jetësor së fundmi. Hartojmë një plan terapeutik dhe në bashkëpunim me prindërit që ndjekin ecurinë e fëmijës në këto kushte izolimi, do ta aplikojmë hap mbas hapi. Nëse shohim progres, ecim me këtë plan, nëse jo, ndryshojmë planin dhe hartojmë një plan që u përshtatet nevojave të tyre për ta përmirësuar gjendjen e tyre psiko-emocionale.

Ka fëmijë që e kanë të pamundur të përqendrohen te mësimi online. Çfarë u këshillon prindërve kur hasen me këtë sjellje nga ana e fëmijëve?

Fëmijët kryesisht në këtë kohë kanë mungesë përqendrimi, kohëzgjatjen e përqendrimit e kanë të limituar, gjatë studimit janë shumë të ndjeshëm nga bezdisje të vogla ambientale, meditojnë për diçka tjetër duke parë drejt një objekti tjetër, ose duke të parë në sy. Kur këta fëmijë e kanë të pamundur të rrinë në një vend dhe të dëgjojnë me qetësi, kanë gjendje të mbingarkuar emocionale.

Ata lëvizin sa majtas-djathtas të shpërqendruar pa asnjë qëllim. Luajnë me duar dhe gishta, kërcasin gishtat, hanë thonjtë, shkarravisin diku ose godasin me ndonjë mjet për të nxjerrë një zhurmë ritmike. Mundohen në të njëjtën kohë të bëjnë shumë gjëra (kur mësojnë, shikojnë televizor, ose, gjatë mësimit, bëhen pjesë e një diskutimi të hapur në shtëpi). Këta kanë nevojë për qetësi, diskutim, empati, dashuri, siguri etj.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse janë vetëm për pak kohë, sepse në këtë situatë pandemie të gjithë njerëzit po përjetojnë një shpërqendrim të tillë. Aktiviteti fizik, yoga, ushqyerja  e shëndetshme, gjumi i mirë, lojërat psiko-edukative, kërcimi, leximi i ndonjë libri me figura, vizatimi, gatimi mund t’i ndihmojë këta fëmijë për kapërcimin e kësaj gjendjeje. Jepuni pak kohë dhe nëse kjo nuk kalon, atëherë konsultohuni me një specialist të shëndetit mendor, për një suport psiko-emocional.

 

Të fundit

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Lajme të tjera

Web TV