Vdekja e 22-vjeçarit, pikëpyetjet e një aksidenti të pazakontë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti tragjik i Urim Potit, 22-vjeçarit nga Farka e Tiranës mbulohet me mister. Ngjarja ndodhi në një aks rrugor të papërfunduar, që ishte kthyer në “xhiro shpejtësie” dhe “videoklipe këngëtarësh”. ARRSH-ja nuk kishte vendosur asnjë barrierë bllokimi. Policia duket kontradiktore në njoftimin zyrtar. Flasin familjarët e viktimës: Nuk na lajmëruan për ngjarjen

Për policinë është vetëm një aksident humbja e jetës së një 22-vjeçari, për familjen shumë më tepër se aq. Urim Poti, 22 vjeç, është plagosur për vdekje nga një automjet tip Benz me targa “AA 381 ED”. I riu po udhëtonte me biçikletë rreth orës 16:00 të datës 12 maj, kur u shtyp nga drejtuesi i mjetit me inicialet E.H., 20 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi në aksin e papërfundur rrugor TEG-Farkë, që i përket lotit të parë të ndërtimit të Unazës së Madhe, (pjesës lindore të Tiranës).

Gazeta “Fjala”, pas denocimit të familjarëve, shkoi në vendin e ngjarjes dhe konstatohet se ky aksident nuk është si shumë të tjerë, që fatkeqësisht mbyllen me viktima, kryesisht të rinj. Ngjarja ka ndodhur në një aks rrugor të papërfunduar, aty ku duhet të “gëlonin” makineritë e kompanisë së ndërtimit të këtij aksi, e cila ia ka dorëzuar “ARRSH-së” (Autoritetit Rrugor Shqiptar”, por ishte kthyer në një vend ku automjete të ndryshme kalonin për të bërë “xhiro qejfi”, duke u mburrur sa e kap kilometrazhin mjeti i tyre.

Për fatin e keq të tij, 22-vjeçari Urim Poti ndodhi në vendin e gabuar kur u shtyp nga automjeti që drejtohej nga 20-vjeçari E.H. Gazeta “Fjala” e ka emrin e plotë të autorit, por për arsye etike ka vendosur të mos e publikojë. Shumë pikëpyetje ngrihen pas një ngjarjeje që u mbyll me ikjen e një jete të pafajshme, ndonëse deri tani konsiderohet një aksident, fatkeqësisht edhe nga policia.

https://youtu.be/SpBRDi7Mb-Q

Së pari, në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, më 12 maj thuhet: “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi i TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U.P, 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”. Në këtë njoftim, është një e dhënë që nuk përputhet me ngjarjen në fjalë.

Aksidenti  ka ndodhur konkretisht në lotin që nis nga qendra tregtare TEG deri në Farkë, pra në një aks të papërfundur rrugor dhe jo një aks të kalueshëm për automjetet, gjë e cila nuk është e afishuar në reagimin zyrtar të policisë. Ky detaj mund të ngjajë si pa “rëndësi”, por në fakt është thelbi. Së pari, autori i ngjarjes po levizte në një zonë e cila nuk njihet si rrugë kalimi.

Aksidenti mund të ishte shmangur, nëse në këtë rrugë do të vendoseshin barrierat, edhe pse ka afërsisht dy vjet në atë gjendje, në rreth 80 % të përfunduar, por jo të kalueshme me barrierat bordure mbrojtëse, vijëzimet, sinjalistikë dhe të tjera elemente që të konsiderohej një rrugë e kalueshme. Mësohet se barriera në rrugën hyrëse dhe një tjetër në atë dalëse, janë vendosur pikërisht një ditë pas aksidentit, por ishte shumë vonë, duke ngritur pikëpyetjen se përse nuk ishte marrë kjo masë më se e realizueshme më parë?

Dëshmia e të afërmve të viktimës

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Në segmentin ku pikasen njollat e gjakut dhe një tufë me lule, të vendosura nga familjarët e të ndjerit, nuk shihet asnjë punëtor.  Në faqen zyrtare të ARRSH-së, si dhe në tabelën e vendosur në hyrje të kantierit në Farkë, është shkruar data e punimeve qershor 2013, ndërsa data e përfundimit është përcaktuar muaji korrik 2020. Megjithatë, realiteti duket ndryshe. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjedhur të mos japë asnjë informacion për këtë investim madhor që zvarritet prej 7 vitesh.

Një banor  i zonës, Zaim Palushi, 48 vjeç, thotë për “Fjala” se para pak kohësh e ka denoncuar tek autoritetet përkatëse kalimin e automjeteve  në segmentin e papërfunduar.“E kam denoncuar në polici, kam shkuar vetë, sepse kalonin makina me shpejtësi. Madje, kanë ardhur edhe këngëtarë për videoklipe.

Ne kemi gjithmonë frikë për të kaluar në këtë rrugë”, shprehet Palushi në një kohë kur duket qartazi se sa është marrë parasysh denoncimi i tij. Si një dëshmitar okular i aksidentit, 48-vjeçari rrëfen se e ka dëgjuar zhurmën e përplasjes nga ballkoni i banesës dhe pasi ka dalë, ka parë dy persona, drejtuesin dhe pasagjerin e mjetit, duke futur në makinë trupin e plagosur.

Xhaxhai i viktimës, Sokol Poti, 48 vjeç, thotë se një banore e zonës ka parë gjithçka nga afër, si dhe i ka ardhur në ndihmë nipit të tij, duke i mbështjellë kokën me një shami. “Banorja e zonës, pa e ditur se bëhej fjalë për nipin tim, i erdhi në ndihmë me mjete rrethanore. Ajo më tregoi se Urimi ishte në ato momente në një gjendje shumë kritike, dhe se pavarësisht kësaj nuk erdhi asnjë ambulancë në vendngjarje”, tregon Sokoli.

Ai u informua për aksidentin që kishte pësuar nipi dy orë më pas, por jo nga Posta e Policisë së Farkës. “Askush nuk erdhi për të na pyetur për ngjarjen, po qoftë edhe për ceremoninë mortore që i zhvilluam në kohë pandemie. Asnjë uniformë nuk trokiti në derën tonë, të  paktën për të na komunikuar lajmin se nipi ynë kishte ndërruar jetë”, thotë Sokoli.

Daja i Urimit, Sherif Kasemi, 50 vjeç, beson se ngjarja nuk është bërë publike për shkak të lidhjes farefisnore që drejtuesi i mjetit ka me një pushtetar. “Nuk e shpjegoj dot ndryshe se përse vdekja e nipit tim nuk doli në media, se përse kur shkuam në Spitalin Ushtarak na thanë se drejtuesi i mjetit e kishte sjellë personalisht nipin në spital, ndërkohë që ne qëndruam gjashtë orë në ambientet spitalore dhe nuk pamë askënd përpos njëri-tjetrit (u referohet pjesëtarëve të familjes)”, thotë Sherifi.

Në postën policore…

Duke u nisur nga dëshmitë e familjarëve, “Fjala” iu drejtua Postës së Policisë së Farkës, e cila tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policët e Qarkullimit Rrugor. Efektivët e policisë shprehen se i kanë kryer të gjitha procedurat.

Duke nisur nga arritja në kohë të shpejtë në vendin e aksidentit, kryerjen e hetimeve paparake dhe më pas kalimin e çështjes tek Oficerët e Policisë Gjyqësore. Ndërkohë familjarë dhe banorë të zonës shprehen se policia ka mbërritur me vonesë, ndërsa autoambulanca nuk ka shkuar fare. Në Postën e vogël policore nuk të japin asnjë informacion më shumë, duke u mjaftuar se të gjitha të dhënat ia kanë përcjellë zyrës së shtypit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Të fundit

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Lajme të tjera

Web TV