Rikthimi në fushën e blertë, Flamurtari bën gati stadiumin, por skuadra…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi vlonjat bën dezinfektimin e stadiumit për të plotësuar kushtet e protokollit shëndetësor. Për të plotësuar kushtet e kërkuara nga protokolli shëndetësor për rikthimin në fushën e blertë Stadiumi i Vlorë është dezinfektuar përgjatë pasdites së të shtunës. Megjithëse kuqezinjtë si skuadër nuk duken vetë gati për rifillimin e kampionatit, për sa u përket masave “anti-Covid-19”, ato janë zbatuar me përpikëri, sipas kërkesave të parashtruara.

Teksa pritet rifillimi i stërvitjes për skuadrat e të 3 niveleve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, klubet janë duke marrë masat për të plotësuar kushtet e kërkuara nga protokolli shëndetësor për rikthimin në fushën e blertë. Për këtë qëllim, edhe në klubin e Flamurtarit, që mbyll renditjen e Kategorisë Superiore, Stadiumi i Vlorës është dezinfektuar përgjatë pasdites së të shtunës.

Fusha e blertë, korridoret, dhomat e zhveshjeve, ato të masazhit, tribunat, stolat e rezervave të dy ekipeve dhe gjithçka tjetër i është nënshtruar procesit të dezinfektimit. Megjithëse kuqezinjtë si skuadër nuk duken vetë gati për rifillimin e kampionatit, për sa u përket masave “anti-Covid-19”, ato janë zbatuar me përpikëri, sipas kërkesave të parashtruara.

Në fakt, në mbledhjen e para ditëve me drejtuesit e klubeve të Superiores, Administratori i klubit vlonjate, Sinan Idrizi, është shprehur se rifillimi i kampionatit duket i padrejtë, pasi futbollistët nuk janë aspak gati për të rifilluar aktivitetin. Ndërprerja më tepër se 2 mujore, ka ndikuar padyshim negativisht në formën e lojtarëve, pasi shumica prej tyre kanë shtuar edhe peshë.

Në fakt, teksa kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit, Flamurtari mban vendin e fundit në renditjen e Kategorisë Superiore, me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 26 javë, 3 pikë prapa Luftëtarit të vendit të parafundit, por plot 24 pikë pas Vllaznisë që mban vendin e 8-të që të çon në “play-off”-in e mbijetesës.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV