Edmond Spaho kundër Andi Bejtes: Me idenë e shkrirjes së PD ndihmon Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari I PD  Edmond Spaho është kundër idesë që proklamoi  gazetari dhe analisti Andi Bejtja. Në një dalje në televzionin Syri.net Bejtja tha se PD, LSI dhe Presidenca duhet të shkrihen dhe të krijojnë një bllok të ri kundër qeverisë dhe Edi Ramës sepse tashmë nuk ka më vlerë ajo që bëjnë. Por Spaho ka reaguar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU duke thënë që nëse dikush ideon të shkrijë PD nuk bën gjë tjetër veçse ndihmon Edi Ramën.

Zoti Spaho, kolegu Andi Bejtja ka bërë dje një deklaratë ku është shprehur se Presidenca duhet të shkrihet,  PD duhet të shkrihet, LSI duhet të shkrihet dhe duhet krijuar një forcë politike që të mos ketë lidhje me këto struktura që janë aktuale por të jetë si një digë përballë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Askush nuk pengon askënd që të krijojë forca politike dhe të konkurrojë brenda kuadrit demokratik. Përsa i takon shkrirjes mendoj që kjo i shkon propagandës së Ramës. Ju thashë edhe më sipër që ka qenë një periudhë shumë e vështirë e një opozite shumë të ashpër që kemi kryer për një objektiv shumë madhor që t’i jepen vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përballë nuk kemi qeverisje normale por kemi një grup mafioz. Kjo na ndërgjegjëson që beteja është e vështirë dhe do kërkojë kohë. Ju garantoj që asnjëherë nuk do i ikim kësaj beteje dhe do t’i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Thirrja nuk duhet të jetë që të shkrihet opozita por  që të gjithë qytetarët t’i bashkohen opozitës sepse e vetmja alternativë sot në këtë vend përballë Edi Ramës është opozita.

Lexo edhe :  RTL Radio promovon Shqipërinë si ‘xhevahir’, Rama: Një udhëtim që të mbetet në zemër

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV