Ylli Manjani kundër Top Channel: Zhgënjim i madh si u katandis ky televizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është revoltuar me një lajm të publikuar nga Top Channel për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Tallash, kartona dhe kompesata, ja me çfarë ishte ndërtuar Teatri Kombëtar”, është ky titull që Top Channel i ka vendosur lajmit ku justifikohet shembja e godinës. Por Manjani e konsideron këtë publikim si cinizëm të tepruar të propagandës.

Manjani shpreh zhgënjimin për mënyrën se si është katandisur ky television, për të cilin thotë se dikur ka qenë ikonë e medias.

“Ky është një cinizëm i tepruar i propagandës së djeshme. Në kulmin e dhunës barbare të pushtetit, ku njerëzit shembeshin përtokë përdhunisht nga barkderrët e egër të veshur me uniformë, ky Tv ka dhënë këtë lajm! Jo kompensata as tallash, por opium e hashash. Teatri i hashashit është moda tani… Zhgënjim i madh si u katandis ky Televizion, dikur ikonë e medias”, shprehet Ylli Manjani.

Të fundit

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Lajme të tjera

Web TV