4-mujori, rriten me 46% importet nga Rusia, prej naftës dhe grurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Importet totale pësuan rënie me mbi 15 për qind për katërmujorin e parë të vitit si pasojë e kufizimeve që shkaktoi pandemia Covid-19, por nga ana tjetër tregtia me Rusinë ka lulëzuar këto kohë. Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me Rusinë ka pësuar rritje me 46 për qind, si rrjedhojë e furnizimeve më të larta të grurit dhe lëndëve djegëse gjatë katërmujorit.

Vlera e importeve nga Rusia arriti në 6 miliardë lekë në janar-prill 2020 duke zënë 3,4 për qind të totalit të importeve nga 4,1 miliardë lekë që ishin në katërmujorin e parë të vitit 2019, ose 2% e totalit.

Sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme, rritja e importeve nga Rusia u dominua këtë vit nga blerjet më të mëdha të lëndëve djegëse me një vlerë prej 2,7 miliardë lekësh me një rritje 217% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Lëndët djegëse përfaqësohen nga importet e naftës të cilat zunë një të katërtën e importeve nga Rusia gjatë katër mujorit.

Gjithashtu rritje dyshifrore pësuan edhe importet e drithërave, të cilat gjatë katër mujorit ishin 15 për qind më të larta se e njëjta periudhe e një viti më parë.

Rusia nuk është partner strategjik tregtar i vendit tonë, por tregtia më këtë vend paraqet rëndësi për shkak se më shumë se gjysma e furnizimeve me drithëra vjen nga andej.

Fabrikat shqiptare të blojës po kërkojnë burime të reja të furnizimit me grurë, për shkak se kuotat e lira të eksportit nga Rusia tashmë janë ezauruar. Në vitin 2019, importet ruse zunë 54% të totalit të importeve të drithërave, sipas të dhënave nga INSTAT.

Lexo edhe :  “Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Varësia e lartë e importeve nga Rusia ka krijuar një problematikë të re për fabrikat shqiptare, të cilat janë duke kërkuar furnitorë të rinj. Adi Haxhiymeri nga shoqata e Përpunuesve të Drithërave tha se, Shqipëria nuk do të ketë probleme me mungesën e miellit në treg, por ai lajmëroi se çmimet do të rriten së paku me 15%.

Tregu kryesor dhe më i rëndësishëm ushqimor në vend, gruri, zotërohet nga Rusia dhe Serbia, të cilat së bashku dominojnë 89,3% të tij sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vitin 2019, importet e drithërave ishin 366 mijë tonë. Nga kjo sasi, mbi 199 mijë tonë ose 54% ishin nga Rusia dhe 127 mijë tonë ose 34,8% ishin nga Serbia./Monitor

Të fundit

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Lajme të tjera

Web TV