Johnny Depp kërkon ndihmën e ish-bashkëshorteve në gjyq: Nuk kam qenë kurrë i dhunshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Johnny Depp kërkon ndihmën e ish-bashkëshorteve të tij, për të dëshmuar për të në gjyqin ndaj tabloidit britanik “The Sun”.

Ylli i piratit të Karaibeve mund të përballet me një gjobë të majme, në qoftë se akuzat ndaj tij provohen, duke e kthyer edhe njëherë vëmendjen te marrëdhënia e tij me ish-bashkëshorten numër tre.

Gjykatësja Nicol pranoi kërkesën e aktorit për të thirrur në gjyq për të dëshmuar ish-bashkëshortet e tij Winona Ryder dhe Vanessa Paradis, kjo e fundit nëna e dy fëmijëve të tij, për të treguar jetën me aktorin sot 56 vjeç dhe faktin në qoftë se ka qenë apo jo i dhunshëm në marrëdhënien në çift, siç ka pretenduar ish-gruaja Amber Heard pas ndarjes së bujshme të tre viteve më parë.

Amber Heard dhe Johnny Depp
Amber Heard dhe Johnny Depp

Depp ka paditur tabloidin “The Sun” dhe drejtorin ekzekutiv Dan Wootton për një artikull të publikuar vite më parë, ku e akuzonin aktorin për dhunë ndaj Heard. Vetë 56 vjeçari i ka mohuar ndër vite akuzat, për ushtrim të dhunës ndaj çdo gruaje.

Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatës e Lartë të Londrës në muajin korrik.

Të fundit

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Lajme të tjera

Web TV