Nis “dieta” te Lazio, lojtarëve u kërkohet ulje page

Kjo manovër vjen për shkak të uljes së të ardhurave te bardhekaltërit që konsiderohen kërcënimi kryesor i Juventus për titullin në Serie A.

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, dhe drejtori sportiv Igli tare ishin mes drejtuesve më të flaktë për të sanksionuar rifillimin e kampionatit të futbolit në Itali, dhe mes tyre ekzistonte një zë unison për të mbajtur lojtarët në pagat aktuale. por duket ka ndryshuar.

Komiteti Teknik Shkencor në Itali pritet të japë një vendim në lidhje me protokollin e dorëzuar nga Federata Italiane e Futbollit, për të përcaktuar nëse do të mund të çohet deri në fund sezoni 2019-2020 apo do të ndalet për të mos u përfunduar kurrë. E ndërkohë që dyshimet ekzistojnë, Lotito është përballur me futbollistët e tij te lazio duke u kërkuar të hyjnë në “dietë” financiare.

Futbollistët kanë debatuar përreth dy orë me presidentin Lotito dhe në momente të caktuara ka pasur edhe ngritje të toneve, ndërsa ende nuk ka pasur një vendim sa u përket pagave. Propozimi i Lotitos ka qenë ndërprerja e pagës së muajit mars dhe pagesa e pagës së prillit vetëm gjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa mësohet se një pjesë e mirë e futbollistëve janë shprehur kundër kësaj ideje.

Kjo manovër vjen për shkak të uljes së të ardhurave te bardhekaltërit që konsiderohen kërcënimi kryesor i Juventus për titullin në Serie A.

 

Të fundit

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

“Fillon të çmendesh”/ Dëshmia e australianit që mbijetoi pesë vjet në një burg kinez

Ndarja e një qelie të pistë me dhjetëra të tjerësh, mungesa e vazhdueshme e gjumit, qeli me drita ndezur 24 orë në ditë, higjienë...

Lajme të tjera

Web TV