“Urban Hotel”, kulla e re që do të ngrihet te ‘Zogu i Zi’ në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një hotel i ri do të ngrihet në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë. Portali i Ndërtuesve ka bërë publik projektin e kullës prej gati 15 kate, e cila është pagëzuar me emrin “Urban Hotel” dhe që do të ndërtohet midis rrugës “Asim Vokshi” dhe rrugës “Mine Peza”.

Nëntë kate të kullës do të jenë shërbime për fjetje dhe katër kate shërbime në favor të hotelerisë.

Por ky nuk është projekti i vetëm i hotelerisë në Tiranë, pasi tek Stacioni i Trenit, në anë të Bulevardit të ri, është gati të nisë zbatimi i një projekti që synon ndërtimin e një kulle rreth 30 kate dhe që do të shërbejë si hotel, i cilësuar me emrin  “Hotel Toëer”.

Ndërkohë, pak javë më parë ACCOR Hotels, një markë ndërkombëtare hotelerie njoftoi se do të hyjë në tregun shqiptar me një strukturë akomoduese nën emrin Novotel, që pritet të hapet në vitin 2021. Partneri shqiptar është Bolv Oil Group. Struktura e re akomoduese pritet që të ketë 130 dhoma, ndërkohë që gjithë Novotel Tirana do të ketë mbi 7,000 m² zona të dedikuara për shërbime të integruara.

Edhe Hotel Tirana, i njohur si 15 katëshi, po zgjerohet me një hotel të ri rreth 30 kate me pesë yje, ndërsa ish-Sheratoni  do të zgjerohet me vila të vogla. Në anë të Sheshit Skënderbej është në ndërtim një tjetër kullë që do të shërbejë si hotel me pesë yje dhe do të operohet nga grupi spanjoll Melia.

Të fundit

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një...

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV