Dyshohet se falsifikoi dokumentet, SPAK nis procedimin penal ndaj gjyqtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, SPAK ka regjistruar procedimin penal, ″Falsifikimi i dokumenteve″, ndaj Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA.

Në njoftim e SPAK thuhet se “nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

“Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, ka vendosur: ″Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë″.

“Në bazë të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, si dhe  në bazë të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, i cili ka qenë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzistenca e masës disiplinore ″largim nga puna″ përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, thuhet në njoftimin e SPAK.

“Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ″Falsifikimi i dokumenteve″. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin ka vendosur ndaj shtetasit Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të fundit

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok

Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë...

Festival golash në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid mposht me “poker” Sevillan

Real Madrid ka festuar para tifozëve të vet në mënyrën më të mirë të mundshme suksesin në Kupën Interkontinentale, pasi ka mundur me shifrat...

Ikona që rizgjoi Shqipërinë, disfatat dhe rikthimi i Parashqevi Simakut

Një video rastësore apo jo e publikuar nga një televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80 Parashqevi Simaku,...

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të...

Shenjat e horoskopit që nuk bëjnë kompromis me të vërtetën!

Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë, kjo është e vërteta e tyre! Disa shenja, pra, njihen për...

Lajme të tjera

Web TV