Leksione nga “San Siro”. Stadiumi do shembet për t’i lënë vend një të riu

Komisioni për Trashëgiminë Kulturore në rajonin e Lombardisë pranoi propozimet e ekspertëve për të rekomanduar shembjen e impiantit "Giuseppe Meaza"

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur e gjithë Shqipëria zjen për një ështje si shembja e teatrit Kombëtar që papritur i parakalli të gjithë hallet e vendit dhe u kthye në një kauzë për opozitën, nga Italia fqinje vjen një leksion që ndoshta duhet parë me kujdes. Aty po “varrosin” pa asnjë dyshim, pa asnjë protestë e histeri kolektive, qindra vjet futboll në një nga impiantet më ikonë, “San Siro”.

Komisioni për Trashëgiminë Kulturore në rajonin e Lombardisë pranoi propozimet e ekspertëve për të rekomanduar shembjen e impiantit “Giuseppe Meaza” e për t’i lënë vend projektit të ri me një vlerë tronditëse, 1 miliard Euro. “Nuk ka vlerë kulturore”. Me një fjali të thjeshtë, Komisioni rrëzoi ata pak nostalgjikë që numëroheshin me gishta, dhe jep “një asist” për klubet legjendare Inter dhe Milan, që të mendojnë për shtëpinë e re, më shumë luksoze, me më tepër siguri dhe ambiente rekreative thuajse 3 fishi i hapësirës aktuale.

“Me gjendjen aktuale, ndryshimet arkitektonike të fillimit në 1925-’26 e dhe atë të shtimit të hapësirave në 1937-’39, rezultojnë pa impakt këto punime” tha Francesca Furst, kryetare e Komisionit. “San Siro” kështu do t’i lërë vendin punimeve për një impiant të ri në “mushkërinë” ekonomike të Italisë, që do rivitalizojë zonën, do rikthehet me lavdinë e dikurshme të finaleve europiane, e do të shtojë fitimet në arkat e futbollit italian.

 

Të fundit

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e...

Diplomatët në provim/ Do i nënshtrohen testimit të njohurive, pa dallime

Të gjithë diplomatët do t’i nënshtrohen provimit për të matur njohuritë e tyre.  Një projektligj për Shërbimin e Jashtëm, i depozituar në Kuvend, parashikon...

Cilat do jenë sanksionet e para që BE do i heqë Kosovës?

Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e...

“Thirre vendin tënd”, nisma për toponimet shqiptare ndalon në Korçë

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare e quajtur “Thirre vendin tënd” ku profesorë të...

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

A e keni vënë re ndonjëherë që pjesa më e madhe e shisheve të vajit të ullirit, qoftë plastike apo qelqi, kanë një ngjyrë...

Lajme të tjera

Web TV