Më e prekura nga Covid-19, por SHBA vijon fluturimet me Kinën dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara janë duke vijuar fluturimet ndërkombëtare edhe pse ato janë cilësuar si shkaktare të shpërthimit të koronavirusit në SHBA.

Një media amerikane, CBS2 kërkoi përgjigje për pyetjen se çfarë po bëjnë zyrtarët publik për të parandaluar një valë të dytë.

Fotografitë nga Dogana e SHBA-ve dhe Mbrojtja e Kufirit tregojnë se oficerët me maska dhe doreza ekzaminojnë udhëtarët ndërkombëtarë në mesin e muajit mars.

Të dhënat e publikuara në faqen ‘flightaware.com’, tregojnë se dy javët e fundit janë kryer shumë fluturime ndërkombëtare nga Kina, Koreja e Jugut dhe pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë dy vendet më të prekura Mbretëritë e Bashkuara dhe Italia.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo ka fajësuar rregullisht virusin që vinte nga udhëtimet ajrore.

“Tre milion vizitorë evropianë zbritën në aeroportin JFK ose Newark, kështu që ky është një mësim tjetër të cilin nuk duhet ta përsërisim” tha Cuomo kohët e fundit.

Të martën, e njëjta media amerikane, CBS2 kërkoi përgjigje nga guvernatori duke e pyetur se cili është ai mësim?

“Çfarë po bëhet tani për të kontrolluar ata udhëtarë që vijnë nga zonat më të goditura nga koronavirusi? Çfarë procesi po ndiqet?”, pyeti CBS2.

“Kjo është qeveri federale, në kufi kemi kontrollin doganor”, u përgjigj guvernatori Cuomo.

“Por, a ka ndonjë koordinim?”, vazhdoi më tej gazetarja e CBS2.

“Ekziston një koordinim, ata e përcaktojnë se kush duhet të vijë dhe kush jo”, u përgjigj Cuomo.

Dogana e Shteteve të Bashkuara dhe Mbrojtja e Kufirit nuk pranuan një kërkesë për intervistë me kamera. Por të dyja agjencitë thanë se ekziston një “kontroll i zgjeruar hyrës”, duke shtuar se pasagjerët pyeten në lidhje me historinë mjekësore, gjendjen aktuale dhe u matet temperatura./Burimi: Newyork.cbsloca/ Përshtati për Fjala.al R.G

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV