Roland Qafoku shpjegon në ‘Syri Tv’ listën e 10 më të pushtetshmëve në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i grupit mediatik “Fjala”, Roland Qafoku ka shpjegur në Syri Tv listën e publikuar dje në gazetën Fjala dhe Fjala.al, të 10 figurave më me shumë pushtet brenda Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Bujar Nishani, Flamur Noka, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa janë figurat që Qafoku renditi në listën e tij.

I pyetur për një rotacion të mundshëm në vitin 2021, Qafoku u shpreh: “Në 30 vite tranzicion të Shqipërisë ka një rregull të pashkruar që një forcë politike nuk merr më shumë se dy mandate. Vitin tjetër mbushen 8 vite për PS dhe unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ky rregull i pashkruar e frikëson shumë PS-në sepse ne kemi atë që quhet sindroma e mandatit të dytë. Asnjë forcë politike nuk e ka kaluar këtë. Gjasat e këtij rregulli të pashkruar janë që të vijnë. PD ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm të lidershipit të saj. Është një lidership i ri, një gjeneratë e re që është në provë të jashtëzakonshme. Bilancin ky lidership e ka negative dhe në këto moment nuk di të them dhe nuk mund të japim argumente të forta se si kjo forcë politike do të vijë në pushtet në vitin 2021.”

Të fundit

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri...

Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë zhvilluar dy antibiotikë të rinj potencialë, të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, që mund të luftojnë...

Reshje shiu në kryeqytet, mësoni çfarë ka rezervuar moti në ditët në vazhdim

Pas disa ditësh nxehtësie të lartë dhe thatësire, rrugët e kryeqytetit dhe zonave përreth janë përfshirë nga një frymë freskie, falë reshjeve të pakta...

E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali,...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

Lajme të tjera

Web TV