Shtohen 5 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 5 persona nga 204 teste, duke e çuar totalin e të prekurve deri tani në 969 persona.

Këto raste janë të shpërndara 3 në qytetin e Durrësit, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të reja , shkon në 969 numri i të prekurve

13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Mirela Cami

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.

Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Lexo edhe :  Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)

Testime totale 13825

Testime molekulare 12759

Testime serologjike 1066

Raste pozitive 969

Raste të shëruara 771

Raste Aktive 167

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 55

Durrës 47

Krujë 31

Shkodër 10

Berat 10

Kamëz 9

Fier 2

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

Të fundit

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun...

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

Nga Leonard Veizi Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Financat publike duken të forta dhe ndërtimet e reja sinjalizojnë rilindje – ose arrogancën që paralajmëron një tjetër kolaps Paul Taylor Vinçat më në fund po...

Çfarë qeverisjeje pret vendi? Nga fjalët tek kontrata e re publike

Nga EDUART GJOKUTAJ – Qendra ALTAX.al Zgjedhjet kanë përfunduar, por verdikti i popullit ende nuk është bërë zyrtarisht publik. Përtej pritjes së rezultateve, Shqipëria përballet...

Lajme të tjera

Web TV