“Teatri”/Ministrja e Kulturës: Dialogu prej 20 vitesh, godina kishte vetëm arna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se dialogu për çështjen e Teatrit Kombëtar ka nisur para 20 vitesh. Gjatë fjalës së saj në Kuvend ajo deklaroi se ka qenë dialog i gjatë, i kërkuar nga artistët dhe aktorët e teatrit dhe sot është kthyer në një temë politike.

“Kadri Roshi shprehej se po realizohej ëndrra e tij. E kanë thënë dhe Violeta Manushi, Robert Ndrenika. Dialogu ka filluar këtu e 20 vite më parë. Një kacavjerrje xhamash nga politika për ta kthyer në debat është një skenë e turpshme. Askush nuk mund të mohojë se janë organizuar takime, dialogje dhe radhët e artistëve që kanë gjetur arsye në dialog janë larguar dhe janë zënë me ata që janë thjeshtë politikanë”, u shpreh Margariti.

Sipas saj ata ishin shumë në protestën e parë. “Por gjendej një rrugë për të çuar para. Të merresh sot me personat që e kanë një kauzë të rikthimit në të njëjtën karrige janë po të njejtët persona po vënë kujën që Teatri ka vlera monumentale. Aktorët kanë nevojë dhe dinjitetin për të pasur ato hapësira sado minimale”, shtoi ajo.

Ministrja tha ndër të tjera se janë propozuar shumë ndërhyrje në Teatër, por të vetmit arkitektë që kanë bërë ndërhyrje janë në lagështi dhe arnime.

“Një zotim kam sot për artistët. Ata teatrin e tyre do ta kenë sepse e meritojnë. Ky është një dinjitet që duhet bërë dhe një kulturë që na nevojitet”, tha Margariti.

Të fundit

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Lajme të tjera

Web TV