Familja e gazetarit të vrarë, Khashoggi: Ne i falim vrasësit e babait tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I biri i gazetarit saudit i cili mbeti i vrarë, Jamal Khashoggi ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës thotë se “i fal vrasësit e të atit”.

Khashoggi, një kritik i vazhdueshëm i qeverisë saudite, u vra brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll, në tetor të vitit 2018.

Zyrtarët sauditë e cilësuan vdekjen e tij si rezultat të një operacioni, që nuk ishte i sanksionuar nga shteti, duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja. Por deklaratat e tyre janë vënë në dyshim në të gjithë arenën ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe disa agjenci të inteligjencës dhe Kombet e Bashkuara.

Khashoggi shkruante për gazetën “Washingto Post” dhe përpara vdekjes, ishte zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor të vitit të shkuar, një gjykatë dënoi me vdekje 5 persona, për rolin e tyre në vrasjen e gazetarit, pas një gjyqi që u mbajt në mënyrë të fshehtë në Riad.

Por përmes një deklarate në Twitter, Salah Khashoggi, një prej djemve të tij, shkroi: “Në këtë natë të shenjtë të këtij muaji të shenjtë, ne kujtojmë shprehjen e Allahut: Në qoftë se një person fal dhe pajtohet, vlerësimet i merr nga Allahu. Kështu, ne, djemtë e martirit Jamal Khashoggi deklarojmë se i falim të gjithë ata që vranë babain tonë”./ Burimi: BBC/ Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Cila është kisha e vërtetë? Intervista e papublikuar e Papa Françeskut në 2021

Një vizion i përulur dhe në shërbim të më të vegjëlve! Ky është thelbi i mesazhit të Papa Françeskut, i...

Kurbin, Berisha me fantazi të shfrenuar: Po vijnë 400 mijë emigrantë për të votuar këtu

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me qytetarë të Kurbinit, ku ndër të tjera tha se përveç emigrantëve...

“Hitleri i tha ta qëllonte me armë pas gëlltitjes së helmit”, arkivat ruse shtangin botën

80 vjet pas rënies së Berlinit, dokumente të sapo zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së...

“Kurti po blen kohë”, opozita fajëson kryeministrin në detyrë për krizën

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës. Të enjten, duke u thirrur në përpjekjet për zhbllokim të situatës, Lëvizja Vetëvendosje përmes...

Putin ndryshon objektivat për Ukrainën, çfarë ndodhi që u bind?

Informacionet e mbledhura nga burime amerikane dhe perëndimore sugjerojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndryshuar drejtimin e fokusit të tij të menjëhershëm në...

Lajme të tjera

Web TV