Kampionati italian i futbollit mund të përfundojë në një mënyrë aspak të mirë për tifozët me idenë e “Play Off” që po merr kuota më shumë së fundmi këtë muaj. Protokolli i ri shëndetësor arriti në të gjitha klubet e Serie A duke lejuar më në fund stërvitjet në grup në funksion të rifillimit të kampionatit.(fjala.al). Më 28 maj, Ministri Spadafora pritet të tregojë një datë për të filluar (13 ose 20 qershor), por ndërkohë futbolli italian përgatit planin B për të shpëtuar sezonin.
Hipoteza e “Play-Off” bëhet gjithnjë e më konkrete. Por pyetja është: si do të jetë në detaje ky plan B?
Më 3 qershor, këshilli federal i FIGC me shumë gjasë do të refuzojë formatin e play-off dhe play out , e të gjitha skuadrat 20 A do të kthehen në fushë. Por ka dy skenarë të mundshëm në rast se kampionati shtyhet në nisje përtej 20 qershorit ose ndërpritet përsëri prej coronavirus.Mund të krijohen 3 fasha, një prëj titullin kampion, një për kualifikimin në Champions dhe Europa League, dhe një për shpëtimin. Gazeta La Stampa shkruan për një “play-off” të mundshëm për titullin dhe Europën bashkë me 8 skuadra. Ekipet e vendosura më mirë në renditje do të kishin faktorin fushor në favor të tyre.
Ndërkohë “Il Mattino” me burime në FIGC, thotë se lufta për tiullin mund të zgjerohet në 8 ekipe, dhe në faza çerekfinale mund të ketë sfida të mëdha si Napoli-Inter që në nisje.(fjala.al)