Keni kaluar koronavirusin? Mund ta verifikoni me “certifikatën e imunitetit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania planifikon të pajisë qytetarët e saj me certifikatën e imunitetit për të lejuar ata që janë shëruar nga koronavirusi të çlirohen nga rregullat e distancës fizike.

Qeveria britanike po planifikon të përdorë 10 milionë teste anti-trupash për të parë se kush e ka kaluar koronavirusin.

Të ashtuquajturat ‘certifikata të imunitetit’ të koronavirusit do të lejojnë britanikë të kthehen në vendet e tyre të punës.

Sistemi mjekësor dhe punëtorët e kujdesit do të fillojnë të kryejnë testet që nga java e ardhshme pasi Matt Hancock njoftoi se qeveria ka nënshkruar një kontratë për 10 milion teste.

Fundi i testimeve do të tregojë se kush ka kaluar sëmundjen dhe doli me njëfarë niveli imuniteti.

Në konferencën e Downing Street mbrëmë, Sekretari i Shëndetësisë theksoi se shkenca do të tregojë nëse njerëzit po zhvillojnë imunitet dhe sa zgjat ai.

Sidoqoftë, ai konfirmoi që ministrat tashmë po shikojnë një ‘sistem certifikimi’, që do të lejojë njerëzit që janë të sigurt të kthehen në punë të qëndrojnë lirshëm me të tjerët, pa distancë fizike.

Që pas deklaratës së Sekretarit të Shëndetësisë janë ngritur shqetësime për ndikim shoqëror, mes ekspertëve të qeverisë janë ngritur debate pasi ata që nuk janë imunë do të ndihen të turpëruar dhe individët e dëshpëruar mund të përpiqen qëllimisht të infektohen.

“Ne jemi duke zhvilluar këtë shkencë kritike për të ditur ndikimin e një testi pozitiv të antitrupave dhe për të zhvilluar sistemet e certifikimit për të siguruar që njerëzit që kanë antitrupa pozitive t’u jepen garanci për ato që mund të bëjnë me siguri.”, tha Hancock.

‘Ne nuk jemi akoma në gjendje të themi se ata që testojnë pozitivisht në këto teste antitrupash janë imunë nga koronavirusi. Por ndërsa kuptimi ynë për sëmundjen përmirësohet, depërtimi i këtyre testeve të antitrupave do të jetë thelbësor.“, shtoi ai./Burimi: Daily Mail/ Përshtati për Fjala.al R.G

Të fundit

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lajme të tjera

Web TV